Job Description
Konkurs për 4 Vende të Lira Pune!
Al Trade Market në vazhdën e zgjerimit të kapaciteteve të veta hap konkurs për 4 vende të reja të punës:
Arkatare/e (dy vende të reja pune);
Sektorist/e (dy vende të reja pune).
Kandidatët e përzgjedhur për këto pozita do të kenë mundësi të trajnohen paraprakisht nga stafi i Al Trade Market dhe sektorët përkatës, përgjegjës për këto pozita, për t’u njoftuar profesionalisht për detyrat që do të kryejnë, para se të bëhen pjesë e stafit të rregullt të kompanisë.
Kushtet:
Për çdo pozita është e domosdoshme të keni përvojë pune;
Dërgoni CV-në dhe dokumentet e nevojshme në adresën e emailit: info@altrademarket.com, ose mund të na vizitoni drejtpërdrejt në adresën tonë: në Rr, Behar Begolli, Vetërnik – Prishtinë;
Në subjektin e emailit, ju lutemi të shkruani titullin e pozitat që po aplikoni, për shembull: Sektorist/e (dy vende të reja pune);
Të dhënat tuaja do të ruhen me konfidencialitet të plotë;
Vetëm kandidatët potencialë do të ftohen për intervistë.
Afati i aplikimit: Konkursi është i hapur nga data 17.10 2025 deri më 07.11.2025, deri në ora 16:00.
Ju mirëpresim të bëheni pjesë e ekipit të Al Trade Market!