Job Description
Union Travel kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për vendin e punës si dhe kandidatë që janë të gatshëm për periudha më afatgjate të jenë pjesë e ekipit tonë.
Pozita: Agjent i Shitjes për travel
Përmbledhje e pozitës: Agjenti I shitjes për travel do mbikqyrë dhe krijojë marrëdhëniet e kompanisë me klientë të rinjë apo ekzistues. Qëllimi është që të kontribuojmë në mbajtjen dhe zhvillimin e biznesit për të aritur sukses afatgjatë. Ne jemi të përkushtuar të ndërtojmë partneritete me Agjenci të udhëtimit të vendit tonë.
Përgjegjësitë dhe Detyrat:
- Punë në terren për zhvillimin e mardhënieve të reja midis kompanisë dhe bashkëpunëtorëve/agjensioneve turistike
- Kuptimi I plotë I arritjes së plotësimit të kërkesave të bashkëpunimeve te reja
- Sigurimi që informatat për shërbimet tona janë përcjellur në mënyrë të saktë dhe të duhur
- Gjenerimi I shitjeve të reja për maksimizimin e fitimit
- Detyra tjera që mund të caktohen duke marrë parasysh pozitën
Kualifikimet:
- Diplomë universitare do ketë përparësi
- Minimum diplomë e shkollës së mesme
- Të ketë aftësi komunikimi
- I/E orientuar drejt qëllimit për maksimizimin e shitjeve
- Aftësi të mira në ndërtimin e marrëdhënieve
Për të aplikuar në këtë pozitë, mund të aplikoni përmes butonit “Apliko Këtu” apo të dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentat tjera shoqëruese në email adresën: drenusha.murtezi@ufp-ks.com