Inxhinier/e për Operim të Tregut (Alb/Srb)

June 30, 2025

Apply for this job

Email *
Numri i telefonit *

Job Description

Bazuar në nenin 8 të Ligjit të punës nr. 03/L-212 të Republikës së Kosovës, nenin 5 (paragrafi 1, 2, 4, 5) dhe nenit 7 të Udhëzimit Administrativ MFPT-nr. 01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, nenin 6.2 dhe 9.2 të Politikës së rekrutimit, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh. a. për plotësim të vendit të lirë të punës si më poshtë, shpall: 

KONKURS PUBLIK

Titulli i vendit të punës:                            Inxhinier/e për operim të tregut
Ndërmarrja:                                                KOSTT – Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut Sh.A.
Numri referues:                                         1.8.1.2
Kohëzgjatja e kontratës:                          Për kohë të pacaktuar
Orari i punës:                                              Puna me orar të plotë
Lartësia e pagës bazë mujore:                928 euro
Numri i kryesve:                                         1
Kushtet e punës:                                        Puna në zyre
Vendi i punës (lokacioni):                         Selia Qendrore e KOSTT-it, Prishtinë
Mënyra e aplikimit:                                    Adresa elektronike (email)

Përmbledhje e detyrave për pozitën: Inxhinier/e për operim të tregut

Inxhinieri për Operim të tregut ofron tërë mbështetjen administrative për Menaxherin për Operimin e Tregut si dhe kryen detyrat e përcaktuara sipas praktikave më të mira.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

Procesi i nominimit të programeve kontraktuale të palëve në tregun e energjisë elektrike

  • Pranon informata për parashikimin e konsumit  nga Operatori i Sistemit për ditën që pason   dhe realizimin e programit ditorë 
  • Pranon nominimet kontraktuale nga palët pjesëmarrëse në tregun e energjisë elektrike për ditën që pason 
  • I dërgon sektorit për planifikim afatshkurtër programin e prodhimit, konsumit dhe shkëmbimit ndërkufitar në mënyrë që të analizohet realizimi fizik i tij 
  • Pranon konfirmimin nga Operatori i Sistemit se a është i realizueshëm programi i nominuar  
  • Verifikon përputhshmërinë e nominimeve kontraktuale mes pjesëmarrësve dhe kërkon nga palët të korrigjojnë nominimet në rast mospërputhshmërisë
  • Verifikon përputhshmërinë e programeve të shkëmbimeve ndërkufitare dhe bën harmonizimin e tyre me TSO-të fqinje
  • Dërgon të dhënat e harmonizuara te entiteti koordinues në hierarkinë më lartë
  • Pranon informatat nga entiteti më i lartë hierarkik për përputhshmërinë e programeve ndërkufitare
  • Njofton palët në treg për miratimin e programeve të tyre dhe ndryshimeve eventuale si pasojë e çfarëdo mospërputhje.
  • Dorëzon programin e miratuar final Qendrës dispeçerike 
  • Dërgon raportin e programit të miratuar te ZRrE dhe MZhE

Procesi i nominimit të Gjeneratorëve BRE

  • Pranon nominimet një ditë para (D-1) nga Gjeneratorët BRE
  • Pranon rinominimet gjatë ditës së operimit (D) nga Gjeneratorët BRE
  • Verifikon përputhshmërinë e nominimeve me afatet kohore në Marrëveshjet për Blerje të Energjisë dhe Rregullat e Tregut
  • Njofton Gjeneratorët BRE për miratimin e programeve të tyre dhe ndryshimeve eventuale si pasojë e çfarëdo mospërputhje
  • Mirëmban bazën e të dhënave të nominimeve dhe rinominimeve të Gjeneratorëve BRE

Organizimi i blerjes dhe shitjes së energjisë elektrike te prodhuar nga BRE në harmoni me Rregullën e Skemës Mbështetese për BRE dhe Rregullat e Tregut

  • Pranon Parashikimin Mujor të çdo Furnizuesi për marrjen e pritshme të konsumatorëve për një muaj para
  • Mbledh Parashikimet Mujore të të gjithë Furnizuesve dhe kalkulon Përpjesën e BRE për secilin Furnizues për muajin relevant
  • Mbledh totalin e energjisë së nominuar nga BRE dhe u ndanë Furnizuesve proporcionalisht për kërkesën individuale të secilit Furnizues në konsumin total të energjisë elektrike në Kosovë, bazuar në planet mujore të konsumit të energjisë elektrike (parashikimet) të Furnizuesve
  • Dërgon totalin e energjisë së nominuar nga BRE tek Operatori i Sistemit
  • Deklaron totalin e energjisë së nominuar nga BRE për Llogarinë e OT për BRE dhe iu dorëzon Nominimet Kontraktuale secilit Furnizues
  • Mirëmban bazën e të dhënave të Llogarisë së OT për BRE, të parashikimeve mujore dhe Nominimeve Kontraktuale për secilin Furnizues

Kalkulimi i alokimit të prodhimit vendor për furnizuesit të shërbimit universal USS dhe për humbjet e OSSH dhe OST

  • Pranon parashikimin e prodhimit nga gjeneruesit e prodhimit vendor
  • Pranon parashikimin e konsumit të  furnizuesit të shërbimit universal
  • Pranon parashikimin e humbjeve OSSH nga Operatori i Shpërndarjes
  • Pranon parashikimin e humbjeve OST nga Operatori i Sistemit
  • Kalkulon alokimit të prodhimit vendor për furnizuesit të shërbimit universal USS dhe për humbjet e OSSH dhe OST sipas parashikimit të tyre
  • Njofton palët relevant lidhur me alokimin e  prodhimit vendor

Operimi i Ankandit për alokimin e  kapaciteteve interkonektive

  • Pranon informata nga OS për kapacitetet ndërkufitare në kufijtë e KOSTT dhe TSO-ve fqinje dhe i publikon në web faqen e KOSTT kapacitetet transmetuese të disponueshme për ankandet vjetore, mujore dhe ditore
  • Mirëmban regjistrin e palëve që kanë të drejtë pjesëmarrje në ankandin e kapaciteteve ndërkufitare
  • Organizon ankandet vjetore, mujore dhe në rast nevoje ditore për alokimin e kapaciteteve transmetuese në kufijtë e KOSTT në përputhje me marrëveshjet bilaterale me TSO-të fqinje
  • Njofton palët që kanë fituar të drejtat fizike transmetuese Shkëmben informatat me TSO-të fqinje për palët që kanë fituar të drejtat fizike transmetuese në kufirin ndërmjet tyre

Kur alokimi i kapaciteteve të bëhet nga SEE CAO (Zyra për alokimin e Koordinuar) do të:

  • Dërgon programin e skedulimit ndërkufitar (CAS) the të dhënat e tjera të nevojshme në zyrën e alokimit të Koordiuar (CAO)
  • Pranon (të drejtat fizike transmetuese për palët tregtare) dhe raportet  nga SEE CAO lidhur me alokimin e kapaciteteve interkonektive

Operimi i Ankandeve të tregut  të organizuar 

  • Bën pranimin e ofertave për shitje dhe ofertave për blerje të energjisë elektrike për mbulimin e humbjeve, blerja/shitja e energjisë për shërbimet ndihmëse: programin e kompenzimit
  • Njofton  pjesëmarrësit në Tregun e energjisë elektrike dhe Operatorin e Sistemit të Transmisionit mbi rezultatet e ankandit të tregut të organizuar dhe informata tjera rreth tregut

Organizimin i tregut të balancimit të energjisë elektrike ex-ante 

  • Bën grumbullimin e ofertave, përpilimin e listës së përparësisë ekonomike dhe përcjelljen e saj tek Operatori i Sistemit 

Tregu i përbashkët Kosovë- Shqipëri (APEX)

Kryen detyrat operative lidhur me operimin e tregut të përbashkët:

  • Dërgon kapacitetet ndërkufitare ATCs/CZCs për kufirin Kosovë- Shqipëri 
  • Pranon rezultatet preliminare  të bashkimit të tregut XK-AL
  • Dërgon konfirmimin për rezultatet preliminare  të bashkimit të tregut XK-AL
  • Panon rezultatet përfundimtare rreth bashkimit të tregut ATCs/CZCs si dhe nominimet e mbrendshme ndërmjet palëve tregtare dhe bursës (ALPEX)
  • Dorëzon ofertat për shitje ose për blerje në platformën e përbashkët të tregtimit për blerjen e humbjeve ose për produkte të tjera sipas rastit

Të tjera

Bashkëpunon me stafin e sektorit të Barazimit Përfundimtar dhe  Administrimit dhe Zhvillimit të Tregut në përmbushjen e obligimeve që dalin nga Rregullat e Tregut.

Kryen detyra tjera të cilat kërkohen nga Drejtori i Departamentit të Operimit të Tregut të cilat janë të nevojshme për operimin efektiv të KOSTT-it.

Kërkesat profesionale/Kualifikimet, aftësitë dhe shkathtësitë tjera:

Shkollimi:                             Diploma universitare në Inxhinieri
Dega/drejtimi/lëmia          Preferohet dega e energjetikës

  • 1 vit përvojë pune profesionale
  • Njohja e domosdoshme e procesimit të tekstit (MS Word) dhe llogaritjeve tabelare (MS Excel)
  • Aftësi të mira komunikimi 
  • Kapacitet për punë ekipore 
  • Njohja e mirë e gjuhës angleze

Njoftimi me rezultatin e konkursit

Sipas udhëzimit administrativ nr. 01/2024 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik aplikantët/kandidatët do të njoftohen pas çdo faze të zhvillimit të procesit të vlerësimit të kandidatëve

Mënyra e vlerësimit të aplikantëve/kandidatëve 

Sipas udhëzimit administrativ nr. 01/2024 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik Testi me shkrim vlerësohet deri në shtatëdhjetë (70) pikë

Intervista deri në njëzet (20) pikë

Jetë përshkrimi (CV) deri në dhjetë (10) pikë

Mënyra e aplikimit 

Aplikimi bëhet përmes email adresës elektronike. Dokumentet duhet të ngarkohen sipas kërkesave të konkursit. Pasi të dërgoni aplikimin tuaj përmes email adresës elektronike do të pranoni një email për konfirmim të pranimit të email-it tuaj. Nëse nuk keni pranuar email-in konfirmues, atëherë shkruani në email adresën punesimi@kostt.com (vetëm në rastin kur pas aplikimit nuk e keni pranuar email-in konfirmues).

Dokumentet që duhet të ngarkohen dhe dërgohen si pjesë e aplikimit dhe mënyra e dërgimit të tyre:

Gjatë aplikimit për pozitën në fjalë kandidatët duhet të kenë kujdes hapat e aplikimit:

  • Aplikimi bëhet vetëm përmes adresës (postës) elektronike (email) punesimi@kostt.com 
  • Në email për aplikim duhet të bashkangjiten (ngarkohen) dokumentet si në vijim:
  • Aplikacionin-CV-në (ver. 4.0) të shkarkuar nga web faqja zyrtare e KOSTT Sh. A. www.kostt.com
  • Dëshmia për kualifikimin profesional: Diploma universitare, e skanuar në formatin pdf dhe e bashkangjitur në email (nëse diploma është fituar jashtë vendit duhet bashkangjitur vërtetimin e nostrifikimit të diplomës apo aktin që dëshmon se diploma është në procedurë të nostrifikimit me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të kontratës së punës
  • Dëshmia për përvojën profesionale: Vërtetim pune (referencë) nga punëdhënësit tuaj të mëparshëm apo aktual me të cilën vërtetohet përvoja juaj për profesionin që keni. Në vërtetim (referencë) duhet të jetë data e fillimit dhe mbarimit të punësimit apo angazhimit tuaj tek punëdhënësi juaj.
  • Dëshmi tjera të dokumenteve sipas kërkesave dhe kritereve të konkursit publik.

KOSTT ofron mundësi të barabarta të punësimit për gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe inkurajon kandidatët e gjinisë femërore dhe të rinjtë që të aplikojnë për këto vende pune.