Job Description
Termat e Referencës
Trajner/Ekspert
“MY RIGHT”- Inclusive Education in Kosovo
‘E Drejta Ime” – Edukimi Gjithëpërfshirës në Kosovë
Prapavija:
Projekti “My Right” Edukimi Gjithëpërfshirës në Kosovë , implementohet nga Caritas Kosova në partneritet me Komunën e Prizrenin respektivisht Drejtorinë Komunale të Arsimit. Projekti në fjale financohet nga Agjensioni Austriak për Zhvillim dhe Caritas Austria. Projekti ka startuar me 01.09.2023 dhe do të zgjasë derit me 28.02.2026.
Objektivi i përgjithshëm:
Qëllimi kryesor i projektit është ofrimi i shërbimeve cilësore për fëmijët me aftësi tëë kufizuara në Qendrën e Edukimit të Hershëm si dhe në promovimin e Arsimit Gjithëpërfshirës përmes procesit të transformimit të shkollave të rregullta në shkolla gjithëpërfshirëse me theks të vecantë në të drejtat e femijeve me nevoja të vecanta arsimore.
Objektivat Specifike:
Ofrimi i arsimit cilesor, përmes krijimit të shkollave gjithëpershirëse.
Shërbimet e kërkuara:
Shërbimet e kërkuara parashohin angazhimin e një (1) trajneri/eksperti në fushën e arsimit gjithëpërfshirës, i cili mund të aplikojë si individ/në ekip apo si kompani. Eksperti do të ketë për detyrë ofrimin e trajnimeve për mësimdhënës dhe edukatorë të ciklit klasor.
Periudha e angazhimit do të jetë nga 12 qershor 2025 deri më 30 tetor 2025, gjatë së cilës trajneri/eksperti duhet të jetë në dispozicion për implementimin e trajnimeve. Eksperti do të jetë përgjegjës për:
- Përgatitjen dhe dizajnimin e materialeve për trajnim;
- Zbatimin e pesë (5) moduleve të trajnimit, të dedikuara për mësimdhënës dhe edukatorë të ciklit klasor.
MODULET/Temat e Trajnimeve:
Zhvillimi i kapaciteteve të mësimdhenesve për praktikat e edukmimit gjithëpërshirës përmes një programi trajnues në pesë module, të tilla si:
- Gjithëpërshirja e fëmijëve në edukimin parafillor
- Gjithëpërshirja dhe individualizimi i mësimit për nxënës me nevoja të vecanta arsimore
- Klasifikimi Nderkombetar i Funksionalitetit
▪ Plani Individual I Arsimit
▪ Prodhimi/dizajnimi i materialeve didaktike alternative
▪ Indeksi per gjithëpërshirje
Rezulltatet e pritura:
- Fuqizimi i kapaciteteve profesionale të mësimdhënësve për të adresuar nevojat dhe kërkesat e ndryshme të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore, përmes një programi trajnues të strukturuar në pesë module.
- Përfshirja aktive e mësimdhënësve dhe edukatorëve nga dhjetë (10) institucione shkollore dhe parashkollore partnere të projektit, së bashku me stafin e edukimit të hershëm, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Komunale të Arsimit.
- Përgatitja e prezantimeve dhe materialeve për trajnim nga trajneri/eksperti; vlerësimi i secilit modul nga pjesëmarrësit; dhe hartimi i raporteve për secilin modul, si pjesë e dokumentimit dhe monitorimit të procesit të trajnimit.
Kriteret ,kualifikimet, eksperienca:
- Përvoja e dëshmuar profesionale/Referenca
- CV-Individuale apo kompani
- Përparësi do të kenë kandidatët/kompanitë të cilët kanë të akredituar programin nga MASHT
Kushtet e shërbimit:
- Disponueshmëria për të përfunduar shërbimin e kërkuar brenda afatit të caktuar.
- Disponueshmëria për të mbështetur dhe siguruar ekspertizën e kërkuar për pjesëmarrësit bazuar në modulet e trajnimeve
- Ruani konfidencialitetin e të dhënave që mund të gjenerohen ose shpalosen gjatë dhe pas organizimit të trajnimeve
Kandidatët e suksesshëm duhen të paraqesin edhe:
- Të paraqes dëshmi për ekspertizë në fushën përkatëse
- Të dërgojn CV-n në email adresën: orhan.miftari@caritaskosova.org dhe arben.keka@caritaskosova.org
Afati i fundit për aplikim : 6 qershor 2025
Kushtet e pagesës
- Për shërbimin e përshkruar, kandidatët e suksesshëm do të marrin 150 € (shumë bruto) per një modul/ditë
- Pagesa do të bëhet mbas cdo moduli të implementuar
- Taksat do të minusohen nga shuma totale sipas ligjiit të Administratës Tatimore në Kosovë