Job Description
Me moton “n’derë t’shtëpisë”, Meridian Express operon me 44 dyqane në territorin e Kosovës me qëllim të vetëm që të shërbejmë konsumatorët tanë në çdo lagje, duke ju kursyer kohën, duke ju ofruar produkte të freskëta dhe ambient shumë të këndshëm që promovon standarde të larta të mirëpritjes.
Fokusi ynë ndër vite vazhdon të mbetet zhvillimi i vazhdueshëm profesional i punonjësve dhe krijimi i një ambienti pozitiv dhe etik të punës, prandaj ne ju inkurajojmë që t’i bashkangjiteni familjes tonë në pozitën e lirë:
Zyrtar/e i/e Teknologjisë Informative
Përgjegjësitë kryesore
- Instalon dhe konfiguron harduerin e kompjuterëve, softuerin, sistemet, rrjetet, MFD dhe të gjitha paisjet tjera të cilat janë përgjegjësi e IT-së;
- Monitoron dhe mirëmban sistemet e kompjuterëve dhe rrjetën e tyre;
- Ofron mbështetje teknike përmes telefonit apo fizikisht në zyret qendrore dhe pikat e shitjës
- Diagnostifikon, zgjidh problemet dhe mirëmban paisjet e dëmtuara, për të cilat është përgjegjësi e IT-së
- Ofron ndihmë dhe i orienton shfrytëzuesit e ri të rrjetit të Teknologjisë Informative
- Teston teknologji të reja
- Përkujdeset për optimizimin, rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e proceseve të punës
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara
- Diplomë universitare në Teknologjinë e Informacionit, Informatikë ose fusha të ngjashme.
- Përvojë pune e mëparshme në pozicione të ngjashme të suportit IT.
- Njohuri të shkëlqyera në sistemet operative Windows dhe Linux.
- Aftësi të mira në menaxhimin e rrjetave dhe serverëve.
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe shërbim ndaj klientit.
- Aftësi të forta për zgjidhjen e problemeve dhe për punën në grup.
Çfarë ne ofrojmë
- Pagë konkurruese dhe benefite tjera
- Mundësi për zhvillim profesional
- Mjedis pozitiv dhe dinamik të punës
Të interesuarit mund të aplikojnë përmes linkun https://www.meridianexpress.com/jobs/ apo në e-mail adresën apliko@meridianexpress.com.
Afati i aplikimit është deri më 26 korrik 2024.