Job Description
Neptun Kosova shpk është pjesë e BALFIN Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtepiake.
Pozicioni: Koordinator/e për brendet
Departmenti: Marketing
Vendodhja: Administratë, Prishtinë.
Një ditë në ekipin tonë:
- Mbështet ne hartimin e planit dhe strategjisë së marketingut lidhur me kalendarin e aktiviteteve me brendet dhe përditëson kalendarin vjetor/ mujor dhe javor të aktiviteteve
- Ndihmon në zhvillimin dhe zbatimin e kampanjave me brendet
- Ndjek realizimin e buxhetit te marketingut për kampanjat me brendet, zbatimin në praktikë i aktiviteteve të miratuara dhe raportimin për performancën e aktiviteteve promocionale
- Përgatit raportet e marketingut duke mbledhur të dhënat e shitjeve per kampanjat me brendet qe të analizoj performancën e tyre dhe sugjeroj permirësimin e rezultatit
- Propozon aktivitete të ndryshme tek brendet me qëllimin e rritjes së shitjeve dhe brand awareness
- Bën hulumtimin e aktiviteteve të konkurrencës dhe identifikimin e ndryshimeve të tregut, kanalet qe përdorin dhe trendin e tyre te rritjes në prizmin e marketingut
- Sigurohet që të gjitha përpjekjet e marketingut shërbejnë për të arritur qëllimet e menjëhershme dhe afatgjata të kompanise, duke identifikuar dhe ekzekutuar përmirësime për proceset si dhe përmbajtjen e aktiviteteve të marketingut
- Qëndron i përditësuar me tendencat e tregut dhe praktikat më të mira të marketingut në industri
- Bashkëpunon me ekipin e marketingut dhe shitjes për të realizuara objektivat dhe për të ndjekur ecurinë e kampanjave
- Mbështet qëllimet e kompanisë duke pranuar kërkesa te reja dhe te ndryshme, ndihmon anëtarët e ekipit dhe bën koordinimin e projekteve dhe aktivitetit sipas kërkesë
Kualifikimet:
- Fakulteti Ekonomik Drejtimi Marketing
- Përvojë në Marketing, ne menaxhimin me produktet minimum 3 vite
- Njohës i mirë i gjuhës angleze
Aftësi personale:
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe menaxhimit të kohës
- Të ketë shkathtësi të shkëlqyera në të shkruar dhe redaktim
- Të jetë kreativ dhe me aftësi të theksuara analitike
- Të jetë i saktë, analitik dhe i vetorganizuar
Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke derguar email në adresën: hr@neptun-ks.com, ose duke plotesuar formen e aplikimit online ne www.neptun-ks.com/karier.nspx
Kushtet e punës: Kompania Neptun ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.