Mësimdhënësi i lëndës së Biologjisë

November 21, 2023

Job Description

Bazuar në nenin 35 të Ligjit për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës nr. 04/L–032, të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 dhe Udhëzimit Administrativ i MASHT-it për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, nr. 05/2021, “International Maarif Schools of Kosova”, shpall:

 

K O N K U R S

Për vende të lirë pune

 

 

VENDI I PUNËS:

  • Mësimdhënësi i lëndës së Biologjisë (1 pozitë e hapur, me orar të plotë); në Prizren.

 

Kushtet që duhet t’i plotësojnë kandidatët për të marrë pjesë në konkurs:

 

  1. Kandidatët e interesuar për të konkurruar në vendet e punës për pozitat e lartpërmendura, duhet t’i plotësojnë këto kushte:

1.1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;

1.2. Të kenë të kryer arsimin universitar të nivelet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet sipas normativit profesional për arsim të përgjithshëm në fuqi:

  • Bachelor 240 ECTS;
  • Sistemi katërvjeçar;
  • Niveli master arsimor – Fakulteti i Edukimit (300 ECTS), preferohet.

1.3. Njohja e gjuhës angleze është obligative.

  1. Të posedojnë këto dokumente:

2.1. Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës (secili konkurrues dorëzon kopjen e vërtetuar-noterizuar të diplomës Bachelor/Master).

– Nostrifikimi, nëse kandidati/ja e ka të kryer shkollimin jashtë Kosovës.

– Duhet të jetë profili arsimor në bazë të normativit profesional të arsimin të përgjithshëm;

2.2. Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion i licencuar shëndetësor, me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore (pasi të pranohet në punë);

2.3. Dëshminë nga policia se nuk është nën hetime dhe nuk ka qenë i/e dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët;

2.4. Dëshmi për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor;

2.5. Ekstraktin e lindjes;

2.6. Kopjen e dokumentit të identitetit (ID);

2.7. CV.

  1. 3. Afati i aplikimit:

3.1. Koha e aplikimit është nga dt. 21.11.2023 deri më dt. 1.12.2023.

 

Vërejtje: Konkursi është i hapur online dhe aplikimi është online (dokumentet duhet të dërgohen të skanuara)!

 

Vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet e parapara sipas konkursit do të ftohen në intervistë!

 

MЁNYRA E APLIKIMIT: Elektronike – Dërgo Email në: prizren@maarifschools.org.tr

 

Kujdes: Aplikacionet e dorëzuara pas skadimit të afatit nuk pranohen, ndërsa aplikacionet- dokumentet e pakompletuara nuk shqyrtohen dhe refuzohen.

 

Për më shumë informacione na kontaktoni në numrin kontaktues ose email:

Mob: + 383 (0) 45 103 666,  Prizren

E-mail: prizren@maarifschools.org.tr,  Prizren

 

Location