Shofer

December 17, 2023

Job Description

Kompania Premium Bakery është kompani prodhuese vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit me prodhimin e varianteve të ndryshme të produkteve të miellit.

Ne ofrojmë bukë dhe pjekurina të tjera të kualitetit shumë të lartë të cilat janë të certifikuara dhe vlerësuara sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Me qëllim të zgjerimit të rrjetit të shitjes ne ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojnë për pozitat në vijim: Shofer

Lokacioni: Prishtinë

Detryat dhe përgjegjësitë:

  • Realizon transportin e mallrave nga lokali tek blerësit,
  • Pranon pagesat e faturave nga blerësit në momentin që e dërgon mallin
  • Të kujdeset për mjetet e punës me të cilat punon.
  • Detyra të tjera ditore të cilat kërkohen nga menaxheri
  • Njihet me kërkesat e klientit

Kualifikimet e kërkuara:

  • T’i njihni mirë adresat në qytetin e Prishtinës
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip
  • Të jetë i gatshëm të punojë nën presion, dhe me orar fleksibil
  • Obligative te jete i paisur me leje te vozitjes kat.B
  • Shkolla e mesme obligative

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet, të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes postës elektronike: career@premiumbakery.net ose kontaktoni në numrin: +38349106400

Vetëm kandidatet që hyjnë në rrethin e ngusht do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.

Konkursi mbetet i hapur nga data 15/12/2023 deri më 29/12/2023.

Location