Job Description
Ora Education është institucion parashkollor i licencuar nga MASHT-i që ofron edukim dhe përkujdesje të fëmijëve 1 deri 6 vjeç në një mjedis të sigurt, të respektueshëm dhe gjithëpërfshirës që ndërton një themel për të mësuarit gjatë gjithë jetës. Jemi në kërkim të edukatoreve të motivuara që inspirojnë një komunitet të gjallë dhe inovativ të të mësuarit të përkushtuar në kërkime, krijimtari dhe bashkëpunim të ngushtë me fëmijët. Bëhu edhe ti pjesë e këtij stafi të mrekullueshëm që nxit suksesin dhe vlerëson përkushtimin.
Kërkojmë:
- Edukatore – programi: 0-3
- Edukatore – programi: 3-6
Përgjegjësitë dhe detyrat:
- Të mbështes zhvillimin e gjithëmbarshëm të fëmijëve sipas qasjes holistike;
- Të ofron ambient të sigurtë, ngrohtë dhe të pastër për të mësuar;
- Të bën organizimin e materialeve mësimore dhe burimeve duke përdorur resurset nëpërmjet konkretizimit në mënyrë kreative;
- Të vëzhgon, vlerëson dhe dokumenton rritjen, zhvillimin e fëmijëve.
- Bën zbërthimin e planprogramit mujor, javor, dhe ditor me përmbatje edukative dhe raporton për punën e përgjithshme mujore;
- Të njeh metodologjitë më të njohura edukative, në veqanti metodologjinë Montessori;
- Përvetëson të gjitha rregulloret dhe procedurat operacionale të operimit sipas standardeve të përcaktuara dhe i aplikon ato vazhdimisht dhe me përpikmëri;
- Mban një qëndrim pozitiv, të qetë dhe është bashkëpunuese me të gjithë akterët e përfshirë në institucion.
Kualifikimet:
- Per Edukatore – programi 0-3: Të ketë të përfunduar Fakultetin e Edukimit Programi – edukimi dhe zhvillimi fëmijërisë së hershme 0-3; ose Programi i Mirëqenies dhe Kujdesit ndaj Fëmijëve;.
- Per Edukatore – programi 3-6: Të ketë të përfunduar Fakultetin e Edukimit Programi Parashkollor; ose Programi Pedagogji e përgjithshme; ose Programi i Mirëqenies dhe Kujdesit ndaj Fëmijëve.
Kualifikimet e përgjithshme:
- Aftësi të komunikojë, shkruaj dhe flet rrjedhshëm gjuhën shqipe
- Të ketë aftësi në hulumtim përmes internetit dhe në identifikimin e burimeve të besueshme të informacionit të lidhura me shëndetin e fëmijëve, metodat e mësimdhënjes, psikologjisë se fëmijëve dhe planifikim të kurrikulës.
Përparësi kanë kandidatët që kanë:
- Nivel master dhe përvojë në edukimin e fëmijëve në institucione parashkollore.
- Të ketë të përfunduar trajnime profesionale dhe adekuate për edukim dhe kujdes parashkollor.
- Të dinë të komunikoj, shkruaj dhe flet në gjuhën angleze.
Të interesuarat mund te dergojnë CV-në dhe letrën motivuese në email: info@ora.education
Vetëm kandidatet e përzgjedhura në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Ora Education
Adresa: Mati 1, Rruga Ndue Përlleshi, Prishtinë
Telefoni: 048 69 00 69