Job Description
Konkurs për vende të lira pune
Ndërmarrja Kulinare shpk me seli në Graçanicë është ndërmarrje që furnizon sektorin e gastronomisë me pajisje dhe vegla hoteliere. Në kuadër te zgjerimit të aktiviteteve të saja, shpall konkurs për këto vende te lira pune:
Pozita: Shitës/shitëse (1 vend pune) – PAGA FILLESTARE NETO 495.00EUR + BONUS NE PERFORMANCE
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të prezantojë, promovojë dhe shes produktet/shërbimet tek klientët ekzistues dhe potencial,
- Përpilon oferta sipas kërkesave,
- Të arrijë shitjet e synuara nën afatin e caktuar,
- Të propozojë mënyra për rritje të shitjeve në bazë të kërkesave të klientëve,
- Krijon dhe mirëmban kontakte profesionale me klient,
- Të komunikojë dhe bashkëpunojë me mbikëqyrësit dhe bashkëpunëtorët,
- Detyra tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi.
Kualifikimet:
- Përvojë në shitje së paku 2 vite në pozitë të ngjashme,
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim verbal dhe me shkrim,
- Të kuptojë praktikat e shërbimeve ndaj klientëve dhe principet e shitjes,
- Njohuri te gjuhës angleze,
- Aftësi planifikuese dhe organizim të punës,
- I motivuar për arritje të shitjeve të synuara,
- Të posedoj patentë shoferin e kategorisë B,
- I gatshëm për pune ekipore,
- Aftësi të mira kompjuterike,
- Kualifikim universitar në fakultetin ekonomik, marketing apo fusha tjera relevante, e dëshiruar.
Konkursi është i hapur deri me 15 maj 2024.
Kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë CV-në përmes butonit ‘Apliko Këtu’ ose duke cekur për pozitën qe aplikon, së bashku me dokumentacionin përkrahës në e-mail adresën zyrtare hr@kulinare.com deri në afatin e caktuar.
Vetëm kandidatët te cilët i plotësojnë kushtet e kërkuara do të ftohen në intervistë