Job Description
KONKURS PUNE
Nëse dëshironi të realizoni ëndrrën tuaj, ku mund të i tregoni aftësitë dhe shkathtësitë e juaja personale, të punoni në një ambient të ngrohtë dhe dinamik, atëherë tani është rasti i juaj.
Me qëllim të plotësimit të vendeve të lira të punës BAGOLINA kërkon staf të kualifikuar dhe profesional për pozita të caktuara. Ajo çka kërkojmë ne është të jeni të përgatitur profesionalisht, të jeni të përgatitur për sfidat e gastronomisë, të keni paraqitje miqësore, të njihni kërkesat e këtij sektori, të keni entuziazëm, profesionalizëm dhe të silleni me respekt.
Ne ofrojmë punësim me kontratë afatgjate, ambient komod dhe të rehatshëm si dhe pagë joshëse.
Pozitat vijuese për të cilat mund të aplikoni janë:
- Kuzhinier/e
- Kamarier/e
- Shankist/e
Për të aplikuar në njërën nga pozitat e lira, preferohet që të dërgoni CV-në tuaj (opsionale) dhe dokumentet e tjera përcjellëse (preferohen trajnime, kurse, certifikime, etj), duke e përmendur në “Subject” pozitën për të cilën aplikoni. Aplikimi të dërgohet në këtë e-mail: bagolinaeatery@gmail.com, dhe përmes tel:
+383 48 200 325
Ju lutem keni parasysh se vetëm kandidatët që kanë kaluar me sukses përzgjedhjen fillestare do të marrin përgjigje pozitive dhe do të ftohen në intervistë.