Job Description
Neptun Kosova hap konkurs për pozitën Zyrtare e thesarit (Tresaury Officer), Departamenti Financë,
- Zyrtare e thesarit (Tresaury Officer)
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Planifikimi dhe menaxhimi i gjendjes se cash dhe pagesave
- Pergatitja e planit te pagesave
- Percjellja dhe kontrollimi i transaksioneve bankare sipas marreveshjeve me bankat
- Rakordimi i llogarive bankare me sistemin kontabel
- Pergatitja e urdherpagesave dhe procesimi i pagesave
- Raportimi i gjendjes se Cash ne baza ditore
- Regjistrimi i transaksioneve te llogarive bankare
- Rakordimi i kartelave financiare me furnitore
- Raportimi per debitoret dhe kreditoret ne baza ditore dhe mujore
- Kontrolli i gjendjes se cash ne pikat e shitjes
- Regjistrime te tjera ne kontabilitet perveç transaksioneve bankare
- Detyra tjera qe kerkohen nga mbikqyresi direkt
Pervoja e punes:
- 2-4 vite ne pozicion te ngjajshëm
Kualifikime shtese:
- Preferohen kandidatet qe posedojne certifikate profesionale si Kontabilist i Çertifikuar, (SHKÇAK, etj).
- Njohuri te mira te gjuhes angleze (te shkruar dhe te folur)
- Njohuri te mira te legjislacionit tatimor
- Aftesi te mira analitike, nivel te larte pergjegjesie
- Aftesi te avancuara Excel (Microsoft Office), sisteme te tjera te kontabilitetit.
- Aftesite personale dhe organizative:
- Aftesi shume te mira te menaxhimit te kohes;
- Aftesi te forta analitike dhe raportuese;
Si të Aplikoni:
Ju lutem dërgoni CV-në dhe letër motivimi përmes butonit “Apliko Këtu” apo në adresën email hr@neptun-ks.com me subjektin Aplikim për Zyrtare e thesarit (Tresaury Officer), Afati për aplikim është deri më 30.09.2024.
Kushtet e punës: Kompania Neptun ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të bazuar në merita dhe vlerësim të performancës.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”
Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total.
Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.
Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.