Job Description
Topia Real Estate hap konkurs për:
- Agjent/e të Patundshmërive
Detyrat:
- Mbledhja dhe përpunimi i ofertave për prona për shitje dhe qira
- Mbledhja, përpunimi dhe përgjigja ndaj kërkesave të klientëve
- Ndërmjetësimi në procesin e shit-blerjeve apo qiradhënieve
- Administrimi i kontakteve dhe takimeve
- Të këshillojë klientët mbi kushtet e tregut, çmimet dhe çështjet tjera të ndërlidhura
- Bashkëpunim i ngushtë me koleget e departamenteve të tjera.
Kriteret:
- Të ketë të kryer universitetin (preferohen fushat relevante në Patundshmëri)
- Preferohet të ketë një eksperiencë në shitje
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, prezantuese & negociuese
- Të njohë programet bazë në përdorimin e kompjuterit (duke përfshirë njohuri bazike për sistemin CRM për të cilin për kandidatët e suksesshëm do të organizohet trajnim)
- Të disponojë Patentë shoferi.
- Të jetë me banim në qytetin në të cilin aplikon.
Kushtet e pagesës-pagë fikse plus përqindje në realizim