Job Description
Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në tregun Kosovar.
AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Për arsyeje të rritjes së kompanisë jemi duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për pozitën:
Asistent/e menaxher/e (1 pozitë) Përfaqësues/e i/e shitjes (1 pozitë)
LOKACIONI: GJILAN
Detyrat dhe pergjegjesit për Asistent/e Menaxher/e
- Mirëpritja e klientëve dhe ofrimi i shërbimeve;
- Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet;
- Ndihmon klientët për të bërë zgjidhje duke ndërtuar raporte të besueshme-duke ofruar sugjerime dhe opsione;
- Menaxhon punët dhe përkujdeset që dyqani i shitjes të jetë në përputhshmëri me udhëzimet e kompanisë;
- Sigurohet që çmimet e produkteve të jenë të vendosura dhe të azhurnuara;
- Ruan stabilitetin dhe reputacionin e dyqanit duke respektuar kërkesat ligjore;
- Kontribuon në përpjekjet e ekipit duke arritur rezultate të punës dhe performancës;
- Monitoron dhe mirëmban dyqanin.
- Dhe detyra tjera të përcaktuara nga punëdhënësi.
Detyrat dhe pergjegjesit për Përfaqësues/e i/e shitjes
- Mirëpritja e klientëve dhe ofrimi i shërbimeve;
- Këshillon klientët duke u ofruar atyre sqarime për produktet;
- Në bashkëpunim me menaxher-in/en dhe asistent/e menaxher/en, organizon punët dhe përkujdeset që dyqani të jetë në përputhshmëri me instruksionet e kompanisë;
- Sigurohet që çmimet e produkteve të jenë të vendosura dhe të azhurnuara;
- Bënë rregullimin dhe renditjen e produkteve sipas instruksioneve;
- Procesi i pranimit te pagesave ne Pos dhe Cash
- Mirëmbajtja dhe menaxhimi i produkteve të kategorisë përkatëse (barazimi i gjendjes fizike të stokut me atë në sistem) në baza të rregullta javore dhe mujore;
- Monitoron dhe mirëmban dyqanin.
- Dhe detyra tjera të përcaktuara nga punëdhënësi.
Kualifikimet për Asistent/e Menaxher/e:
- Të ketë të përfunduar shkollimin e lartë;
- Së paku 1 (një) vit përvojë pune ne fushen e ritail;
- Aftësi të shkëlqyera organizative;
- Fleksibil dhe i/e shpejt në zgjidhjen e problemëve;
- Njohuri shumë të mira në paketën e MS Office dhe njohje te produkteve;
- Të ketë leje të vozitjes (kategoria B).
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese;
- Sigurim shëndetsor;
- Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar;
- Mundësi reale të zhvillimit profesional;
- Njohje të teknologjive sipas trendëve të zhvillimit.
Informata shtesë:
- Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: puna@aztech-ks.com
- Afati për aplikim deri me datë: 21.08.2023
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.