Job Description
Bëhu pjesë e ekipit lider në industrinë e patundshmërisë!
Pro Real Estate hap pozitë të re pune “Asistente për komunikim me klientët”.
Përgjegjësitë e punës do të përfshijnë: mirëpriten e klientëve në hyrjet e zyrave të kompanisë, lidhjen e klientëve me anëtarë nga departamenti i shitjes, komunikimin me shkrim me klientët, si dhe ofrimin e mbështetjes së përgjithshme administrative për departamentin për shërbimin ndaj klientit.
Si pika e parë e kontaktit me klientin, kjo pozitë është ideale për një individ që ka aftësi të mira komunikimi, është pozitive dhe e aftë të marrë vetë-iniciativë duke punuar me mbikëqyrje minimale.
Nëse dëshironi të bashkoheni një ekipi ku do të zhvilloheni profesionalisht dhe ku do të ndiheni vazhdimisht të mbështetur dhe të motivuar, ju inkurajojmë të dërgoni CV-në tuaj përmes butonit ‘Apliko Këtu’ ose në emailin: punesohu@pro-rks.com dhe në subject të specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.