Job Description
KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në Prizren. Pozitat e hapura janë:
DEPOIST (x1)
FATURIST (x1)
SHOFER – kat. C (x1)
DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:
DEPOIST
- Koordinon, drejton dhe dokumenton punën në depo në baza ditore.
- Bën pranimin e mallit nga fabrikat, përkatësisht organizon ngarkim-shkarkimin e mallit në depo.
- Në bashkëpunim me faturistin, çdo fund orari për ditën e nesërme bën ndarjen e pikave për shpërndarjen e produkteve dhe i drejton vozitësit e kamionëve se në cilat pika duhet të liferojnë mallin.
- Është përgjegjës për stokun në depo, ku mallin e pranuar/shkarkuar e kontrollon për nga sasia, cilësia dhe dëmtimi i tij dhe informon mbikëqyrësin në rast të ndonjë parregullsie.
- Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën e punës.
FATURIST
- Pranon dhe regjistron porositë për shitje në sistemin kontabël.
- Mbikëqyr pranimin dhe regjistrimin e porosive për shitje në sistemin kontabël.
- Bën fatura për klientët dhe fiskalizimin/lëshimin e kuponëve fiskal për konsumatorët që janë persona fizik.
- Ndërlidh porositë e aprovuara me fletë-dërgesa për të krijuar dokumentin e liferimit të mallit.
- Regjistron faturat e kthimit të mallit dhe zbritjet.
- Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën e punës.
SHOFER – kat. C
- Transporton mallrat e korporatës në territorin e Republikës së Kosovës.
- Është përgjegjës për mallrat gjatë transportimit të tyre.
- Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar.
- Vozit automjetet e korporatës si dhe është përgjegjës për automjetet që i drejton.
- Mirëmban automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT:
- E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në distribuim/shitje në pozitën e kërkuar në këtë konkurs.
- Për shofer – kat. C, të ketë patent shofer – kat. C.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE:
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Mundësi të përparimit në karrierë.
SI TË APLIKOHET:
Të interesuarat/it mund të kontaktojnë në numrin e telefonit +383 45 614 616 ose mund të dërgojnë CV-të e tyre përmes butonit APLIKO KËTU ose në e-mail adresën hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë.
Afati i fundit për aplikim është data 29 tetor 2023, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.