Faturist/e – Shitës/e

June 23, 2023

Job Description

M.E. Display është një kompani e specializuar në shitjën e lëndëve të para dhe pajisjëve në industrinë e shtypit, si dhe furnizimin me materiale për reklamim përmes përfaqësive të brendëve të njohura botërore.

Për nëvojat e zyrës qëndrore në Çagllavicë-Lagjja Marigona, kompania ”M.E Display”, shpall konkurs për vende të lira pune për pozitat si në vijim:

POZITA: Faturist/e – Shitës/e 

Qëllimi i kësaj pozite është që i punësuari të bëjë shitje direkte,brenda showroom-it dhe të ketë përvojë bazë në shitjën e pajisjëve të ngjashme.

Përgjegjësitë:

  • Të përfaqësojë kompaninë në mënyrë profesionale dhe pozitive;
  • Të përpiloj faturat e daljes së mallit nga pika shitëse;
  • Të verifikoj pagesat e blerësve për të cilët duhet të përpiloj fatura;
  • Të përcjell faturat tek përsonat përgjegjës në kompani për evidentim në program,
  • Të jetë thellësisht i informuar dhe i përditësuar me zgjedhjet , produktet  dhe veçoritë e asortimantit të kompanisë;
  • Të kontrolloj,raportoj dhe mbyll porositë e hapura;
  • Të përpiloj raporte mbi punën e kryer me kërkesë të menaxherit;
  • Shërbim dhe kujdes ndaj konsumatorit, prezentimi i produktëve për të drejtuar klientin drejt produktit më të përshtatshëm;
  • Kujdesi për marrjën, ruajtjen, mirëmbajtjen dhe rënditjen e produkteve sipas rregullorës së firmës
  • Evidentimi dhe përcjellja e kontratave me blerës kryesor.
  • Operacionet e arkës dhe faturimi i rregullt drejt klientëve.
  • Përcaktimi i mënyrës së pagesës dhe hulumtimi i aftësisë paguese të klientit.
  • Prezantimi i të gjitha tiparëve të produkteve,
  • Hulumtim i reputacionit të biznesit të blerësit gjatë shitjëve fillestare

 

Aftësitë dhe Kualifikimet:

  • Kandidatët duhet të kenë te paktën të kryer shkollimin e mesëm ,diploma universitare është një përparësi;
  • Përparësi me përvojë  pune dy vjecare të dëshmuar në sektorin e shitjes:
  • Komunikativ/e dhe i besueshëm/e gjatë kontaktit me blerës;
  • Njohje e mirë e punës me kompjuter dhe e pakos Office;
  • Njohje e softverit financiar për faturim;
  • Mbron vlerat e kompanisë duke e mbajtur informacionin konfidencial.

 

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cakura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV-in e tyre përmes email adrese elektronike apliko@medisplay.eu .

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet do të ftohen në fazat e metëjshme të rekrutimit.

Location