Job Description

Kujdesi Group Sh.p.k. është një kompani e bazuar në modelin norvegjez që ofron përkujdesje dhe shërbime mjekësore dhe infermierore në shtëpi për pacientët.

Detyrat:

  • Mbarëvajtja e vizitave të rregullta te pacientët;
  • Administrimi i terapive intravenoze, intramuskulare dhe subkutane;
  • Kryerja e pastrimit dhe fashimit të plagëve;
  • Ndërrimi i kateterit dhe stomës;
  • Ndjekja e procedurave standarde operacionale mjekësore të vendosura nga kompania;
  • Pjesëmarrja në trajnimet e organizuara nga kompania për zhvillim profesional;
  • Pranimi i telefonatave nga pacientët, rezervimi i termineve dhe organizimi i stafit në terren;
  • Mbajtja e regjistrave dhe kryerja e punëve të ndryshme administrative që lidhen me pacientët.
  • Preferohet të jete e gatshme te punoj edhe ne mbremje/fundjave (kundrejt kompensimit ekstra);

Kriteret:

  • Të ketë përfunduar studimet në drejtimin e infermierisë dhe të jetë e licencuar;
  • Të ketë të paktën një vit përvojë pune;
  • Të ketë patentë shoferi të kategorisë B dhe të jetë e aftë për vozitje në rajonin e Prishtinës;
  • Të ketë vullnet, integritet dhe etikë të lartë në punë.
  • Aftësi të mira komunikimi
  • Të jetë person i besueshëm, i sjellshëm dhe i kujdesshëm me pacientët dhe familjarët e tyre.

Çfarë Ofrojmë:

  • Ambient pune të bazuar në modelin Norvegjez;
  • Kushte të mira pune;
  • Mundësi të mira për zhvillim profesional;
  • Kontratë pune të rregullt bazuar në Ligjin e Punës së Kosovës;
  • Rrogë të mirë bazuar në eksperiencë.
  • Pages ekstra për punë jashtë orarit.

Dokumentet e kërkuara:

  • Rezymeja personale (CV);
  • Letër motivuese;
  • Çdo dokument tjetër apo çertifikatë trajnimi që është relevante;

Lokacioni i vendit të punës:

  • Punë në terren dhe ordinancë (Ulpianë, Prishtinë).

Location