Job Description
Ciao Berto, kompani lidere në prodhimin e mobiljeve në Kosovë dhe me gjerë, në vazhdën e zgjerimit të aktivitetit afarist, është duke kërkuar kandidat të interesuar për pozitat e hapura të punës;
- Kamarier/e
- Dizajner/e interieri.
Nëse jeni kandidat i interesuar për aftësim në karrier dhe për punë në ambient dinamik të punës, ju ftojmë të aplikoni.
Lokacioni Salloni Shitës, Shkabaj, Prishtinë
Paga dhe benefitet Paga mujore, transporti dhe shujta ditore
Data e fundit 31.12.2023
Pozita Kamarier/e, Dizajner/e Interieri
Orari Orar i plotë
Aplikimi Dergoni CV dhe dokumentet percjellese ne: hr@ciao-berto.com
Përgjegjësitë dhe Detyrat për pozitë Kamarier/e:
- Mirëpritja dhe shërbimi i klientëve dhe musafirëve me pije;
- Përkujdeset për pjesen e kafeterisë në sallonin shitës;
- Detyra dhe përgjegjësi tjera në bazë të profesionit.
Kualifikimet:
- Diplomë te shkollës së mesme;
- Të ketë përvojë pune relevante se paku një vit;
- Shkathtësi të mira komunikimi.
Përgjegjësite dhe Detyrat për pozitën Dizajner/e Interieri:
- Mirëpritja e klientëve ;
- Sherbimi i klientëve dhe prezantimi i produkteve;
- Informon dhe ndihmon klientet në përzgjedhjen e produktit ;
- Ofron ide dhe propozime per mobilimin e ambienteve te klientit;
- Sugjeron dhe pergadite dizajne ne baze te kerkeses se klienteve ;
- Rekomandon artikuj që përputhen me nevojat e klientit;
- Detyra dhe pergjegjesi tjera ne baze te profesionit;
Kualifikimet:
- Diplomë universiteti ne dizajne interieri, arkitektur apo te fushave relevante;
- Të ketë përvojë pune në dizajn interieri dhe shitje se paku 2 vite;
- Njohja e gjuhës angleze;
- Njohuri shume te mire pune të programeve te dizajnit;
- Shkathtësi të shkëlqyera komunikimi.
Aplikimi: Dergoni CV dhe dokumentet percjellëse në: hr@ciao-berto.com
Ciao Berto inkurjon të gjithë kandidatet të aplikojnë dhe ju siguron për trajtim të barabart në përzgjedhje.
Ju lutemi, në pjesën e subjektit, të cekni qytetin dhe pozitën për të cilën aplikoni.
Ju falënderojme për aplikimin, dhe ju njoftojmë se vetëm kandidatët, profili i të cilëve ju përshtatet me shumë kërkesave të kompanisë do te ftohen për intervistë.