Job Description
Al Trade Market, në vazhdën e zgjerimit të kapaciteteve të veta dhe me rastin e hapjes së një pike të re në Drenas, e cila ushtron veprimtarinë e shitjes me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore, higjienike, tekstilit, materialeve sanitare dhe shtëpiake.
Për këtë qëllim, kompania ka hapur konkurs për 20 vende të reja të punës:
Menaxher/e Marketit (një vend i ri pune);
Arkatare/e (katër vende të reja pune);
Sektorist/e (pesëmbëdhjetë vende të reja pune).
Kandidatët e përzgjedhur për këto pozita do të kenë mundësi të trajnohen paraprakisht nga stafi i Al Trade Market dhe sektorët përkatës, përgjegjës për këto pozita, për t’u njoftuar profesionalisht për detyrat që do të kryejnë, para se të bëhen pjesë e stafit të rregullt të kompanisë.
Kushtet:
Për çdo pozita është e domosdoshme të keni përvojë pune;
Dërgoni CV-në dhe dokumentet e nevojshme në adresën e emailit: info@altrademarket.com, ose mund të na vizitoni drejtpërdrejt në adresën tonë: Drenas;
Në subjektin e emailit, ju lutemi të shkruani titullin e pozitat që po aplikoni, për shembull: Arkatare/e (katër vende të reja pune);
Të dhënat tuaja do të ruhen me konfidencialitet të plotë;
Vetëm kandidatët potencialë do të ftohen për intervistë.
Afati i aplikimit: Konkursi është i hapur nga data 13 janar 2025 deri më 31 janar 2025, deri në ora 16:00.
Ju mirëpresim të bëheni pjesë e ekipit të Al Trade Market!