Job Description
Al Trade Market në vazhdën e zgjerimit të kapaciteteve të veta, si dhe me rastin e hapjes edhe të një pike të re Al Trade Market, që është duke ushtruar veprimtarinë e shitjes me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore, higjienike, tekstilit, materialeve sanitare dhe shtëpiake, në #FushëKosovë, po zgjerohet edhe me veprimtarin e gastronomisë dhe furnizimit me derivate,
Për këtë qëllim kompania ka hapur konkurs për 54 vende të reja të punës:
1-Arkatare/e ( tre vende të reja pune);
2-Sektorist/e ( dhjetë vende të reja pune);
3-Sektorist/e te këndi i lojërave ( dhjetë vende të reja pune);
1- Shitës në pompë ATC Petrol ( gjashtë vende të reja pune);
4-Picamen/e (dy vende të reja pune),
5-Ndihmës Kuzhinier/e (dy vende të reja pune),
6-Kamerier/e ( shtatë vende të reja pune);
7- Shankist/e ( katër vende të reja pune);
8- Ndihmës Shankist/e ( dy vende të reja pune);
9-Punëtorë në shpërndarjen e porosive – Delivery ( dy vende të reja pune);
10-Punëtor/e për enë larje ( dy vende të reja pune);
11-Pastrues/e – Mirëmbajtës/e ( dy vende të reja pune);
12-Punëtor Sigurim ( dy vende të reja pune);
Kandidatët e përzgjedhur për këto pozita do të kenë mundësi që paraprakisht bashkë me stafin e Al Trade Market, dhe sektorëve tjerë, e që janë përgjegjës të këtyre sektorëve, të trajnohen dhe të njoftohen profesionalisht për punën që do të kryejnë, para së të bëhen pjesë e stafit të rregullt të kompanisë.
Të gjithë kandidatët të cilët i përmbushin kushtet, dhe besojnë së janë kompetentë për kryerjen e këtyre punëve kërkohen që të aplikojnë.
* Për të gjitha pozitat është e domosdoshme të keni përvojë pune;
* Dërgoni CV dhe dokumentet e juaja në info@altrademarket.com, ose tek ne drejtpërdrejt – Adresa jonë: Rr, Nënë Tereza, Magjistralja Prishtinë- Fushë Kosovë;
* Për informata shtesë na kontaktoni në numrin e telefonit: 0800 77 770 (pa pagesë);
* Ju lutem që ta cekni titullin e pozitës për të cilën po aplikoni tek ’’Subject ’’, shembull: Arkatare/e ( dy vende të reja pune);
* Informatat e juaja do të ruhen me konfidencialitet të plotë;
* Vetëm Kandidatët potencial do të ftohen në intervistë;
* Konkursi do jetë i hapur nga data: 16 prill 2024, deri më 06 maj 2024, në ora 16:00.