Mekanik, Gomiser

September 26, 2023

Job Description

Dëshironi të jeni pjesë e stafit të kompanisë vendore lidere në auto industri?

Si rezultat i rritjes në vitet e fundit, keni mundësinë të aplikoni tek Auto Mita dhe të bëheni pjesë
e brendeve lidere botërore (Renault, Dacia, Nissan & Volvo).

Inkurajohen të gjithë Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojn kushtet e cekura më poshtë të aplikojnë duke na shkruar në numrin +383 45 68 68 68 (Viber apo WhatsApp) apo duke dërguar CV-në tuaj përmes email-it hr@automita.com duke specifikuar pozitën për të cilën aplikoni.

Konkursi mbetet i hapur nga data 18/09/2023 gjerë më 2/10/2023

Mekanik (2 pozita)
Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:

  • Përpunimi dhe instalimi i komponentëve dhe pajisjeve të makinave;
  • Kryerja e mirëmbajtjes preventive dhe korrigjuese të makinave;
  • Diagnostikimi i problematikave teknike dhe riparimi i tyre;
  • Testimi i makinave për të siguruar që ato funksionojnë në nivelin e duhur;
  • Këshillimi dhe ndihma e personelit tjetër teknik dhe operatorëve të makinave.

Specifikat e punës:

  • Përvojë relevante;
  • Njohuri solide teknike;
  • Aftërsi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese;
  • Duhet të jetë në gjendje të punon nën presion;
  • E preferueshme te ketë njohuri të gjuhës serbo-kroate.

Gomister (2 pozita)
Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:

  • Inspekton dhe identifikon dëmtimet të gomave dhe rekomandon riparimet e nevojshme;
  • Ndihmon në montimin dhe zëvendësimin e gomave në mënyrë të sigurt dhe efikase;
  • Kryen vulkanizimin dhe balancimin e gomave.

Specifikat e punës:

  • Përvojë pune të mëparshme në fushën përkatëse;
  • Njohuri të thella të materialeve dhe teknologjisë së gomave;
  • Aftësi për të përdorur pajisje dhe makinë të specializuara për riparimin e gomave;
  • Aftësi të mira të komunikimit dhe shërbimit ndaj klientëve;
  • Aftësi të mira organizative dhe aftësi për të punuar në një mjedis të ngarkuar.

Location