Job Description
Shpallje për Pozitë: Mirëmbajtës Teknik
Mercure Prishtina City po kërkon të zgjerojë ekipin e tij me një profesionist të përkushtuar dhe me përvojë për pozitat e Mirëmbajtjes Teknike. Nëse jeni të apasionuar pas teknologjisë dhe keni aftësi për të menaxhuar sisteme komplekse në një ambient luksoz, ju ftojmë të aplikoni!
Përgjegjësitë:
- Monitorimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës dhe pajisjeve të hotelit.
- Diagnostikimi dhe riparimi i problemeve teknike, duke përfshirë sistemet e klimatizimit dhe energjisë elektrike.
- Kontrollimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicionuar.
- Menaxhimi i sistemeve elektrike dhe elektronike të hotelit për të siguruar funksionimin e vazhdueshëm.
- Sigurimi i qëndrueshmërisë dhe sigurisë së sistemeve dhe energjisë.
- Pjesëmarrja në projekte për përmirësimin e efikasitetit të energjisë dhe operacioneve teknike.
- Disponibiliteti për të punuar edhe në ndërrimin e pasdites kur është e nevojshme.
Kualifikimet:
- Diplomë ose certifikatë në fushën teknike, elektrike ose të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në mirëmbajtjen e sistemeve klimatizuese dhe elektrike.
- Aftësi të shkëlqyera në zgjidhjen e problemeve teknike.
- Njohuri mbi sistemet e energjisë elektrike, ujësjellës dhe teknologjitë e lidhura me mirëmbajtjen.
- Aftësi të mira për të punuar në ekip dhe komunikim.
- Fleksibilitet për të punuar në ndërrime, duke përfshirë ndërrimin e pasdites.
Ne ofrojmë:
- Ambient profesional dhe inovativ për punë.
- Mundësi për zhvillim personal dhe profesional.
- Paga konkuruese dhe përfitime atraktive.
Bëhuni pjesë e ekipit tonë dhe kontribuoni në suksesin e Mercure Prishtina City!
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke plotësuar formularin përmes butonit më poshtë: