Job Description
Sixt Rent a Car me adresë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës shpall konkurs për:
- 2 Pranues ne parking
Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore
- Ju jeni përgjegjës për përgatitjen, shërbimin dhe sigurimin që automjetet janë në një standard të lartë
- Sigurimi i dorëzimit dhe pranimit te automjeteve nga klientat
- Mbledhja dhe shpërndarja e automjeteve brenda parkigut të aeroportit dhe vende të tjera
- Mbajtja e një marrëdhënie të mirë dhe profesionale me klientët
- Ofrimi aktiv i një niveli të lartë shërbimi ndaj klientit
- Sigurohuni që çdo dëmtim i automjetit të raportohet dhe të njoftohen pergjegjesit
- Furnizimi me karburant i automjeteve kur kërkohet
Cilësitë tuaja
- Ju jeni në gjendje të punoni mirë nën presion si në mënyrë të pavarur ashtu edhe brenda një ekipi
- Prezantohuni mirë
- Ju keni patent shoferi të vlefshme.
- Përvoja e mëparshme ne marrjen me qira te automjeteve do të ishte një avantazh, por jo thelbësor
- Duhet të keni një qasje fleksibël për të punuar, pasi dega eshte e hapure 7 ditë në javë
Benefitet:
- Kontrate pune sipas ligjeve ne fuqi.
- Pagesa permes Bankes
- Pagesa e kontributeve sipas ligjeve ne fuqi
- Paga bruto 442.56 EUR + ushqimi
Pse të zgjidhni Sixt?
- Ne ofrojmë punë autonome me përgjegjësi të lartë
- Ne do t’ju japim një bazë të shkëlqyer për një karrierë brenda grupit Sixt • Ne ofrojmë një punë të larmishme me shumë trajnime.
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV-te e tyre dhe referencat mund ti dergojn ne email adresen agskosovo@gmail.com dhe shenoni poziten qe aplikoni