Real Estate Agent

April 21, 2024

Job Description

POZITA:                    Real Estate Agjent  2

VENDI:                       Prishtinë

Real Estate Domino është kompani e patundshmërisë me seli në Prishtinë dhe me një staf të kualifikuar e cila sot është një ndër kompanitë më serioze dha profesionale në Kosovë.

Ne jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Real Estate Agjent / Konsulent i pronave.

PËRGJEGJSITË PËR REAL ESTATE AGJENT:

  • Të dalë në teren dhe të siguroj oferta të pronave për shitje ose qira si shtëpi, banesa, objekte afariste dhe toka.
  • Të bëjë negocimin dhe për realizimin e shitjes ose qiradhënies.
  • Të kuptojë nevojat e sakta të klientit, specifikat teknike, buxhetet dhe kufizimet gjeografike.
  • Të këshillojë blerësit dhe shitësit e pronave për mundësitë më të mira dhe strategjitë e çmimeve.
  • Të menaxhoj rrjetet sociale.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme (preferohet studimet bachelor jo te obliguar).
  • Përvoje pune si agjent i shitjes apo në industri të ngjashme (e preferueshme).
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe (e preferuar gjuha angleze jo te obliguar).
  • I afërt me klientët për t’i ndihmuar të gjejnë pronat ideale të tyre.
  • Aftësi të mira prezantuese, bindëse dhe negociuese.
  • Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit (e preferueshme).

OFERTA:

  • Paga bazë varësisht nga pozita, përvoja dhe realizimet.
  • Bonuset atraktive varësisht nga realizimi i shitjes apo qiradhënies në përqindje.
  • Orar i punës nga ora 08:30 – 17:00, nga e hëna në të premten.
  • Kompensim të shpenzimeve të telefonit.
  • Automjeti i kompanisë si dhe trotineti elektrik në dispozicion.
  • Mbështetje e zhvillimit te vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
  • Mundësi për të punuar në një kompani me përvojë  të madhe dhe ekip profesional.

APLIKIMI:Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit aplikimi do të jetë i hapur deri më datën  20 Maj 2024. Ju lutemi dërgoni  CV-në tuaj në e-mail adresën: info@domino-ks.com dhe na kontaktoni ne nr. te telefonit +38343737373. Kandidatët që përzgjidhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Location