Job Description
Konkurs për vende të lira pune
Ndërmarrja Kulinare SHPK me seli në Graçanicë është ndërmarrje që furnizon sektorin e gastronomisë me pajisje dhe vegla hoteliere. Në kuadër te zgjerimit të aktiviteteve të saja, shpall konkurs për këto vende të lira pune:
- Pozita: Serviser për riparim të pajisjeve elektrike, pajisjeve të ftohjes dhe pajisjeve me gaz (plin)
Detyrat dhe përgjegjësite:
- Të riparoj, servisoj dhe mirëmbaj pajisjet elektrike si shporet, skare, furre, friteze, mikrovale,
prerëse të ndryshme etj, - Të riparoj, servisoj dhe mirëmbaj pajisjet e ftohjes si frigorifere të ndryshëm, makina të
akullit etj, - Të riparoj, servisoj dhe mirëmbaj pajisjet me gaz (plin) si shporet, skare, friteze etj.
- Të komunikojë dhe bashkëpunojë me mbikqyrësitë dhe bashkëpunëtorët,
- Ndjekja e procedurave dhe standardeve të ndërmarrjes për shërbimin e klientëve
- Detyra tjera të përcaktuara nga mbikqyrësi.
Kualifikimet:
- Aftësi të mira komunikuese dhe shërbimi ndaj klientit
- Aftësi planifikuese dhe organizim të punës
- Të jetë bashkëpunues dhe i gatshëm të punoj në ekip
- Të ketë të përfunduar shkollimin në fushën teknike apo ndonjë trajnim relevant
- Përvojë së paku 3 vite në pozitë të ngjajshme
- Patent shoferin e kategorisë B
Ne ofrojmë:
- Ambient të mirë pune
- Pagë konkurruese
- Kompenzim për orët jashtë orarit
- Kontratë pune, orar dhe pushim të rregulluar në bazë të Ligjit të Punës nr. 03/L-212
Konkursi është i hapur deri me 21.09.2024.
Kandidatët e interesuar mund të dorëzojnë CV-në së bashku me dokumentacionin përkrahës permes butonit “Apliko Këtu” apo në e-mail adresën
zyrtare hr@kulinare.com deri në afatin e caktuar.