Teknik/e Laborant/e

Job Description

ISLAMIC RELIEF KOSOVA                                                                             KOMUNA E Vushtrrisë

Në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në mes të ISLAMIC RELIEF KOSOVA dhe Komunës së Vushtrrisë për implementimin e projektit Kujdesi shtëpiak për lehonat, personat e moshës së tretë dhe me aftësi të kufizuara  gjatë vitit 2023-2025, ISLAMIC RELIEF shpall këtë:

K O N K U R S

TITULLI I PUNËS: TEKNIK/E LABORANT/E

Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)

Përshkrimi i punës:

ISLAMIC RELIEF KOSOVA është organizatë humanitare ndërkombëtare që e realizon këtë projekt duke e bashkë financuar, monitoruar dhe bashkë-menaxhuar veprimtarinë e kuadrit shtesë profesional në kuadër të QKMF-së Vushtrri të angazhuar në këtë projekt e që parasheh përmirësimin e shërbimit shëndetësor shtëpiak, ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore ndaj qytetarëve dhe kujdesin shtesë shëndetësor ndaj familjeve në nevojë në Komunën e Vushtrrisë – zonat rurale të komunës.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Kryejë punët rreth marrjes së mostrave hematologjike prej pacientëve
  • Përpunon analizat laboratorike në lëmin  e hematologjisë dhe biokimisë
  • Kryen punët rrethë regjistrimit, klasifikimit,dhe shpërndarjen së rezultateve laboratorike.
  • Kryen edhe punët tjera të laborantit sipas urdhërit të shefit të Sektorit të Diagnostikës dhe Kryelaborantit.
  • I përmbahet etikës mjekësore
  • Është përgjegjës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve në vendin e punës.

Edukimi dhe kualifikimi:

  • Përgatitja e mesme (drejtimi: Teknik Laborant)
  • Përgaditje universitare (drejtimi: Bachelor, Teknik Laborant) – E preferueshme

Aftësitë teknike:

  • Aftësi të shkëlqyera ndërvepruese dhe komunikuese
  • Aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve të mira pune
  • Njohuri në kompjuter

Projekti Kujdesi shtëpiak për lehonat, personat e moshës së tretë dhe me aftësi të kufizuaragjatë vitit 2023-2025

Bashkëfinancuesit: Islamic Relief Kosova dhe Komuna e Vushtrrisë

Vendi i punës: Komuna e Vushtrrisë, Zonat rurale

Referenca e punës: IR/RKS/14-2023

Kohëzgjatja e kontratës: Për pozitën e lartshënuar është deri më  30 Prill 2025  (aq sa zgjatë edhe bashkëfinancimi i projektit)

Përgjegjës për procedurat e rekrutimit është Islamic Relief Kosova.

Afati i aplikimit:

Nga data 10.10.2023 deri më 24.10.2023 ora 16:00. Aplikacionet pas datës 24.10.2023 ora 16:00 nuk do te merren në konsideratë.

Aplikimi bëhet online përmes këtij linku: bit.ly/APLIKONIKËTU, duke i bashkangjitur edhe dokumentet e listuara të mëposhtme në aplikimin online, në PDF.

Dokumentet e kërkuara:

  1. Letërnjoftimi,
  2. Diploma (e noterizuar)
  3. Licenca (e noterizuar)
  4. CV (në gjuhën angleze)
  5. Vërtetimi nga policia që nuk jeni nën hetime.

SQARIM:

Përgjegjës për procedurat e rekrutimit është Islamic Relief Kosova.

Për pozitat e cekura më sipër do të ftohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit dhe të cilët kanë bashkangjitur dokumentet e kërkuara në aplikacion. Kandidatët do të ftohen për të ju nënshtruar procedurave të testimit/vlerësimit.

Për datën dhe vendin e mbajtjes së intervistës kandidatët do të njoftohen me kohë përmes e-mailit.

Në rast të mosvaliditetit apo mosfunksionimit të e-mail adresave dhe e-maileve të shënuara gabimisht nga ana e kandidatëve në formularin tonë elektronik dhe mos bashkangjitjes së dokumenteve të kërkuara në formularin online të aplikimit, Islamic Relief nuk do të mbaj përgjegjësinë për mos arritjen e e-maileve te kandidatët në fazën e ftesës për proceset rekrutuese dhe për mospërzgjedhjen e kandidatëve me dokumente të mangëta.

Prishtinë, 10 Tetor 2023

Location