TV Operator/e – Realizator/e

October 22, 2023

Job Description

“Artmotion” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lira të punës,

TV Operator/e – Realizator/e

Vendi i punës: Prishtinë

ORARI ËSHTË PUNË NATE

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:

  • Përgjegjës për transmetimin e video materialeve sipas skemës programore,
  • Monitorim “live” i kanaleve duke përcjellur dhe/ose ndryshuar “eventet” kur kërkohet përmes sistemit të “PLAYOUT”,
  • Përgjegjës për transmetim përmes “PLAYOUT” të “eventeve live”, sipas kërkesës,
  • Regjistrimin e “live eventeve”,
  • Kujdeset që materiali që do të kaloj në “PLAYOUT” është i përgatitur dhe nuk ka ndonjë problem me të.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Së paku një (1) vit përvojë pune në cilësi të TV Operatorit – Realizatorit,
  • Të ketë shkathtësi të mira të punës me kompjuter,
  • Të ketë njohuri të programeve të audio dhe video montimit,
  • Njohuri të Gjuhës Angleze.

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që t’i dërgojnë këto dokumente:

  • CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme apo universitare;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
  • Certifikatat e trajnimeve eventuale;
  • Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).

Aplikimi bëhet përmes email-it (postës elektronike), në: hr@artmotion.netKandidatët të cilët aplikojnë në formë elektronike (e-mail), në subjekt duhet të specifikojnë Pozitën.

Location