Vende të lira pune

June 28, 2024

Job Description

Egi Group është themeluar në vitin 2017 me pronar Z.Egzon Kelmendi. Pi&Ki është brend i Egi Group i cili fillimisht ka startuar me prodhime higjienike për t’u zgjeruar mëtutje me prodhimet e tjera. Fabrikat e brendit Pi&Ki janë të pajisura me çertifikata ISO si dhe punojnë me standardet më të larta dhe me teknologjinë më të avancuar të kohës. Së fundmi në vitin 2020-2021 produktet Pi&Ki janë produktet e para në Kosovë të cilat janë pajisur me çertifikatë Kosher. Duke parë nevojën për prodhimin e produkteve vendore, Pi&Ki sot operon në një siperfaqe prej 20 000m2, me mbi 100 punëtorë, 12 linja të ndryshme prodhimi me rreth 170 produkte. Me lëndë të parë cilësore dhe staf profesional, Pi&Ki ofron produktet me cilësinë më të lartë! Ne jemi kompani në rritje dhe në kërkim të njerëzve me vlera dhe me ambicie që duan të rriten profesionalisht dhe të fitojnë. Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë ju inkurajojmë të aplikoni edhe ju për t’u bërë pjesë e ekipit tonë për këto pozita pune:

 

Vende të lira pune:

2x Ndihmës operator në Makina Prodhuese

1x Ndihmës Depoist

1x Vozitës

2x Paketues/e

 

Fabrika:
Prodhimtaria
Ushqimore
Kërkesat :

•Diplomë e shkollës se mesme (preferohet teknike ose profesionale për pozitën 1 dhe 2)

Të jetë banor/e i Komunës së Pejës

•Preferohet përvojë punë paraprake në këtë fushë

•Të posedojë patent shoferi (pozita 1,2,3)
Ju përfitoni:

Saktësi në pagë

Sigurim Shëndetësor dhe aksidental për 24h për gjatë gjithë viti

Shujtë ditore

Pejë-Zahaq
Vëmendje :Kompania posedon autobusin privat për transport (pa pagesë) për punëtorët në relacionet : Pejë-Zahaq dhe kthimin Zahaq -Pejë!

Procesi i Aplikimit :Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit tonë, dërgoni aplikacionin me CV-n tuaj në emailin: info@egigroup-ks.com apo duke dërguar CV-në tuaj në zyret EGI Group në Zahaq/Pejë.

Konkursi është i hapur nga data: 01.06.2024-14.06.2024
Për informata shtesë kontaktoni në numrin pa pagesë : 0800 30 300

Location