Zyrtar/e në Prokurim

December 13, 2023

Job Description

“Klan Arena” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të lira të punës,
Pozita: Zyrtar/e në Prokurim
Vendi i punës: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:

  • Hulumtimi, organizimi dhe mbikqyrja e detyrave që ndërlidhen me furnizimin e brendshëm të
    kompanisë, sipas planit të punës të përpiluar nga udhëheqësi.
  • Identifikimi dhe krahasimi i furnizuesve potencial për të siguruar ofertat më të favorshme.
  • Sigurimi që të gjitha kërkesat dhe ofertat të bëhen në një mënyrë të hapur dhe transparente.
  • Bisedimi dhe negocimi me furnizuesit, për të siguruar kushtet dhe çmimet më të mira për
    kompaninë.
  • Monitorimi i cilësisë së produkteve ose shërbimeve të blera për të siguruar që ato janë në
    përputhje me standardet dhe specifikacionet e kërkuara.
  • Bashkëpunimi me departamentet e tjera për të siguruar që prokurimi është në përputhje me
    nevojat e tyre.
  • Kontrolli i kostove të prokurimit dhe përpilimi i raporteve të nevojshme financiare.
  • Ruajtja e dokumentacionit të lidhur me prokurimin në mënyrë të rregullt dhe të përgjegjshme.
  • Përpilimi i raporteve të punës për nevojat e menaxhmentit.
  • Mbanë kontakte të mira në suaza të punës me të gjithë furnizuesit dhe sigurohet që janë
    përmbushur të gjitha qëllimet e kompanisë.
  • Zgjidhja e çdo problemi ose çështjeje që mund të lindë gjatë procesit të prokurimit.

Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në fushën e prokurimit ose fushë të ngjashme.
  • Përvojë pune në fushën e prokurimit (e preferueshme);
  • Aftësi të mira komunikimi dhe negocimi;
  • Aftësi të mira të menaxhimit të detyrave dhe kohës;
  • Aftësi të mira të përpilimit të raporteve dhe dokumentacionit;
  • Aftësi të përdorimit të programeve kompjuterike të zakonshme, përfshirë edhe Microsoft Office;
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze;
  • Patentë shofer, kategoria B;

Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këtë vend të punës, duhet t’i dërgojnë këto
dokumente:

  • CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme dhe universitare.
  • Letër Motivuese (e preferueshme);
  • Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse (nëse ka);
  • Çertifikatat e trajnimeve eventuale (e preferueshme);
  • Letër Rekomandime apo referenca eventuale (e preferueshme);

Aplikimi bëhet përmes butonit Apliko Këtu ose email-it (postës elektronike), në: info@klanarena.com. Kandidatët të cilët aplikojnë në formë elektronike (e-mail), në subjekt duhet të specifikojnë Pozitën. Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më datën 20/12/2023, Ora 16:00h.

Location