Specialist/e Finance

November 5, 2023

Job Description

Baboon po punëson Specialist/e Finance 

Pozicioni: Specialist/e Finance       

Sektori: Financë 

Vendndodhja: Prishtinë/ Kosovë

BABOON DELIVERY është një kompani shumë e sukseshme në fushën e zhvillimeve teknologjike, ku prej 8 vitesh është lider në ofrimin e shërbimit të porositjes së ushqimit online, por jo vetëm.

Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj, në pozicionin: Specialistes se Financës.  

Specialistja e Departamentit të Finances është përgjegjëse për përgatitjen, zhvillimin dhe funksionimin e planit të rritjes dhe stabilitetit financiar të kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të ndërtojë raportet e nevojshme për menaxhimin dhe sektorët e tjerë në lidhje me ecurinë financiare të aktivitetit.
  • Të ndërtojë strukturën e librave të llogarive
  • Të bëj mbylljen e faturave te cilat gjenerohen nga bizneset partnere
  • Të ndërtojë raporte periodike për performancën kundrejt target/ buxhetit, impaktin që kanë zëra të ndryshëm në performancën, në  përfitueshmërinë dhe cash flow-n e kompanisë.

Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:

  • Adaptimi i shpejte i informacionit
  • Pergjegjshmeri dhe integritet.
  • Njohuri te pergjithshme/avancuara te Photoshop/Adobe XD/Canva
  • Eksperience e meparshme ne Facebook Ads,Google Ads,MailChimp
  • Njohuri ne Exel
  • Mosha minimale 25 vjec.

Kualifikimi i kërkuar:

  • Diplomë Bachelor (në fusha si: Finance ose Administrim Biznesi)
  • Të ketë mbi 2 vjet eksperiencë pune si specialiste finance ose kontabiliste në ndërmarrje private.
  • Të ketë aftësi të projektoj shifra dhe raporte
  • Të ketë njohje shumë të mirë të paktën të një programi kontabiliteti të përdorur në Kosovë
  • Të ketë aftësi të mira në përdorimin e excel dhe powerpoint.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, me shkrim dhe jo vetëm, për të përfaqësuar dhe marr pjesë në takime, evente, me palë të interesuara, si aksionerët, partnerë biznesi, zyrat e administratës etj.
  • Të ketë aftësi shumë të mira analitike dhe organizative.

Benefite

  • Te punuarit ne nje kompani qe krijon trend, risi, dhe inovacion
  • Fleksibilitet dhe Kushtet sipas Kodit te Punes.
  • Leje vjetore dhe festa zyrtare sipas Kodit te Punes.
  • Një vakt ushqimi të përfshirë nga kompania
  • Mundesi rritje ne karriere.

Për të aplikuar ju ftojmë të dërgoni CV tuaj të përditësuar përmes butonit “Apliko Këtu” apo në hr@baboon.al

Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen. Ju informojmë se të dhënat tuaja do trajtohen në kofidencialitet të plotë në përputhje me ligjin Nr. 9887, “PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”.

Location