Job Description
KONKURS
Telkos LLC është kompani e telekomunikimit e cila ofron internet me shpejtësi të lartë përmes fijeve optike, televizione kabllore dhe transmetim televiziv për klientët rezidencialë dhe për organizatat e të gjitha llojeve në mbarë Kosovën.
Pozitat e punës të hapura në Prishtinë:
Arkëtare/Asistente administrative x2
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Menaxhoni transaksionet me klientët duke përdorur arkat, pagesa kesh, apo përmes kartelës bankare.
- Kontrolloni faturat dhe siguroheni që çmimet janë të sakta.
- Lëshoni fatura, kupona, rimbursime ose ndryshime në pagesa.
- Shitni produkte dhe prezantoni produktet e reja te konsumatorët.
- Zgjidhni kërkesat dhe ankesat e klientëve, i udhëzoni dhe jepni informatat e duhura.
- Komunikoni me klientët me mirësjellje, durim dhe i përshëndetni secilin herë në hyrje dhe dalje.
- Mbani pastërtinë dhe rregull në vendin e punës.
- Bashkëpunoni me koleget dhe komunikoni me pozitivitet.
- Kontrolloni transaksionet e bilancit dhe raportoni nëse ka mospërputhje.
- Mirëmbani kontratat me klient duke i vendosur në hapësirën e caktuar dhe i skanoni ato.
- Komunikoni me klient aktivë dhe jo aktivë për të marrë dhe dhënë informacione rreth produkteve.
- Bashkëpunoni me koleget nga departamentet tjera për të bërë zgjidhjen më të mirë për nevojat e klientëve.
- Përdorni programet dhe teknologjinë e nevojshme të punës sipas udhëzimeve.
- Kryeni detyra tjera brenda pozitës, aftësive dhe kompetencave.
Kualifikimi i kërkuar
- Kompetenca të shkëlqyera të komunikimit
- Preferohet edukim universitar
- Përdorimi i mirë i teknologjisë
Agjente e Përkrahjes Teknike (F) x2
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Menaxhoni thirrjet hyrëse dhe dalëse në kohën dhe mënyrën e duhur.
- Ndiqni udhëzimet e komunikimit gjatë bisedave me klient dhe palë tjera.
- Identifikoni nevojat e klientëve, sqaroni informacionin, hulumtoni çdo çështje dhe ofroni zgjidhje dhe/ose alternativa.
- Bashkëpunoi me ekipet tjera brenda dhe jashtë departamentit për të zgjidhur problemet e klientëve dhe për të ofruar mbështetje.
- Mbani shënime të të gjitha bisedave në bazën e të dhënave (raportin) në mënyrë të kuptueshme.
- Ndërtoni marrëdhënie të qëndrueshme me klientët dhe kujdeseni që klientët të komunikojnë lirshëm.
- Menaxhoni pajisjet dhe programet teknologjike të NOC-it, sipas nevojës dhe udhëzimeve të personit përgjegjës.
- Kryeni detyra tjera brenda pozitës, aftësive dhe kompetencave
Kualifikimi i kërkuar
- Kompetenca të shkëlqyera të komunikimit
- Preferohet edukim universitar
- Përdorimi i mirë i teknologjisë
Këshilltar/e i/e Shitjes – Derë më Derë x2
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Prezantoni, promovoni dhe shitni produkte/shërbime duke përdorur argumente bindëse për klientët ekzistues dhe të ardhshëm.
- Kontaktoni biznese dhe persona për të gjeneruar klient.
- Krijoni, zhvilloni dhe mbani marrëdhënie pozitive me biznese dhe klient.
- Informoni menaxhmentin për nevojat e klientëve, problemet, interesat, aktivitetet konkurruese dhe potencialin për produkte dhe shërbime të reja.
- Realizoni objektivat dhe rezultatet e shitjeve sipas planifikimit.
- Koordinoni përpjekjet e shitjeve me anëtarët e ekipit dhe departamentet e tjera.
- Kryeni analizën kosto-benefit dhe nevojave të klientëve ekzistues/potencial për të përmbushur nevojat e tyre
- Përshpejtoni zgjidhjen e problemeve dhe ankesave të klientëve për të maksimizuar kënaqësinë.
- Përcillni trendët dhe praktikat më të mira të marketingut.
- Kryeni detyra tjera brenda pozitës, aftësive dhe kompetencave.
Kualifikimi i kërkuar
- Kompetenca të shkëlqyera të komunikimit
- Preferohet edukim universitar
- Përdorimi i mirë i teknologjisë
Teknik në Terren për Rrjet Optike x2
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Lidhni, shkëputni, mirëmbani, instaloni pajisjet e kompanisë te klientët apo brenda rrjetës së internetit.
- Përdorni mjetin transportues dhe pajisjet e punës në mënyrë të sigurt për veten dhe ekipin e punës duke u kujdes dhe mirëmbajt ato vazhdimisht.
- Instaloni, riparoni, mirëmbani dhe testoni linjat e aksesit për të gjitha llojet e pajisjeve dhe teknologjisë.
- Kryeni punët e nevojshme për të shtrirë kabllot brenda rrjetës dhe deri te klienti nëpër shtylla, puseta dhe infrastrukturë fizike.
- Kryeni punën sipas specifikave, udhëzimeve dhe planeve të pranuara nga mbikëqyrësit.
- Kur është e nevojshme i përshtateni orarit të punës sipas nevojave të biznesit.
- Kujdeseni vazhdimisht për shëndetin dhe sigurinë në punë dhe në rast të paraqitjes së rrizkut pas vlerësimit, informoni mbikëqyrësin menjëherë.
- Vazhdimisht i përdorin pajisjet personale mbrojtëse pa asnjë përjashtim.
- Merrni pjesë në takimet dhe trajnimet e sigurisë dhe profesionale.
- Punoni vazhdimisht me profesionalizëm dhe siguroheni për qëndrueshmërinë e punës tuaj dhe të ekipit të punës.
- Menaxhoni tiketat dhe raportoni për punën e kryer dhe atë të planifikuar.
- Jepni ide dhe merrni nisma për të përmirësuar punën tuaj dhe të ekipit të punës.
- Komunikoni me klientët në mënyrë profesionale në të gjitha situatat duke demonstruar mirësjellje, durim dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve në marrëdhëniet me klientët.
- Bashkëpunoni me koleget e punës me profesionalizëm dhe tregoni pozitivitet.
- Kryeni detyra tjera brenda pozitës, aftësive dhe kompetencave.
Kualifikimi i kërkuar
- Përparësi njohja e punës me fije optike
- Përparësi njohja e punës me ‘Spllajs Aparat’
Shpërblimi dhe benefitet
- Paga
- Bashkëpunim afatgjatë
- Shtesa për fëmijë nën moshën 18-vejçare
- Shërbime tjera
Ju mirëpresim të aplikoni duke e dërguar CV-në e përditësuar përmes butonit ‘Apliko Këtu’ ose te hr@telkos.net deri më 16.05.2024. Shënoni pozitën për të cilën aplikoni në subjekt.