Arkitekt/e, në venpunishte dhe Inxhinier/Arkitekt (Praktikë)

Job Description

Bau Holding është në kërkim të djemve dhe vajzave entuziast/e, për t’u bërë pjesë e ekipës tonë, për një punë sfiduese dhe karrierë premtuese.
Për secilin që mendon të ndërtojë një të ardhme në vendin e tij, e që ka energji për t’i shtyrë gjërat përpara, që ka interes për të mësuar gjëra të reja, që të ketë një pagë dhe punë të dinjitetshme, ju ftojmë të aplikoni tani!

Vende të lira pune në pozitat: 

– Një (1) Arkitekt/e, në venpunishte. 

Detyrat dhe përgjegjësitë, për pozitën Arkitekt/e Inxhinier/e: 

  • Ndihmon në përgatidjen e raporteve ditore për progresin e punës dhe aktivitetet në punishte.
  • Siguron që të gjitha raportet të jenë të sakta dhe të përditësuara.
  • Përcjellë vizatime dhe komunikime nga zyra në terren për të siguruar që puna të zhvillohet sipas planit të kërkuar nga klienti.
  • Siguron që të gjitha ndryshimet dhe udhëzimet të jenë të kuptuara dhe të zbatuara nga mbikëqyrësi ynë në terren.
  • Ndihmon dhe përpilion raporte për Mbrojtjen dhe Sigurinë në Punë, duke siguruar që të gjitha informacionet nga tereni të jenë të paraqitura.
  • Ndihmon në përpilimin dhe përditësimin e ditarit ndërtimor për të siguruar që të gjitha aktivitetet të jenë të dokumentuara si duhet, të cilat i merr nga mbikëqyrësit në teren.
  • Angazhohet në punët e përditshme të zyrës në punishte, duke ndihmuar në administrimin dhe menaxhimin e detyrave të ndryshme.
  • Koordinon dhe planifikon takimet ndërmjet zyrës së shitjes dhe klientëve.
  • Siguron që të gjitha takimet të jenë të përgatitura dhe të zhvillohen në kohë.
  • Menaxhon dhe kujdeset për porositë e klientëve nga momenti i marrjes së tyre deri në dorëzimin final.
  • Siguron që të gjitha porositë të jenë të sakta dhe të përmbushin kërkesat e klientëve.
  • Komunikon dhe përcjellë porositë e klientëve dhe të zyrës së shitjes tek zyra e ekzekutimit.
  • Siguron që çdo ndryshim apo kërkesë të klientit të përcillet në kohë reale.
  • Takon klientët në zyrë për të shpjeguar projektet dhe për t’u dhënë informacion të detajuar.
  • Pranon klientët në vizita në punishte për t’u prezantuar procesin e punës dhe progresin e projekteve.
  • Detyra të tjera të ngjajshme të përcaktuara nga mbikqyrësi i drejtëpërdrejtë.

– Dy (2) Praktikant me mundesi punesimi, Inxhinier/Arkitekt 

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Ndihmon projekt menaxherin në teren;
  • Ndihmon ne përgaditje e 2D dhe 3D vizatimeve dhe prezantimi i tyre;
  • Bën matje të ndryshme të objekteve në teren;
  • Përgaditja e paramasave dhe parallogarisë për materialin e nevojshëm;
  • Ndihmon te kontrollojë projektin dhe materialet, të cilat do të aplikohen, gjate ndertimit;
  • Ndihmon të kontrollojë ngjeshjet dhe mënyrën e vendosjes se instalimeve nëntokësore (dheut, zhavorrit, gypave, kabllove dhe pustave);
  • Ndihmon të kontrolloj sasinë e nevojshme të materialit për muratim: të bëjë porosinë e materialit
    dhe të kontrolloj cilësinë e punës gjatë ndërtimit;
  • Të kontrolloj pjesën konstruktive;
  • Të kontrolloj detaje dhe elemente arkitektonike gjatë realizimit të projektit.
  • Të asistoj në punët administrative për realizimin e projektit;
  • Të kujdeset për sigurinë në punë, dhe pastërtinë e punishtes.

Dokumentet e kërkuara: 
→ CV
→ Çdo dokumentacion i cili dëshmon aftësitë dhe shkathtësitë e kërkuara për punë.
→ Dërgoni CV tuaja dhe dokumentet mbështetëse në emailin: hr@bau-holding.eu 
→ Në “subject” ju lutem shënoni emrin dhe mbiemrin dhe titullin e pozitës që po aplikoni. (Shembull: Filan Fisteku, Arkitekt/e)
→ Konkursi do jetë i hapur deri më 01.07.2024. 

Njëri nga stafi ynë i Burimeve Njërëzore do të ju kontaktojë për të lënë një takim me ju. Me kënaqësi do ju presim në ambientet e zyreve tona për të këmbyer idet tona për një avancim të përbashkët.

Location