Job Description
Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë dhe shumicë në lëminë e artikujve të elektronikës në tregun Kosovar.
AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Për arsyeje të rritjes së kompanisë jemi duke kërkuar kandidat të kualifikuar dhe profesional, për poziten:
Asistent i Logjistikës
Lokacioni: Mazgit
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mbikëqyrja e të gjitha operacioneve zinxhirëore të furnizimit.
- Krijimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve korrekte me furnizuesit dhe transportuesit.
- Përcjellja e gjendjes së furnizimeve që nga momenti i pranimit të mallit në depon kryesore e deri në dërgimin e tij në pikat e shitjes.
- Siguron ekzekutimi të aktiviteteve të transportit në përputhje me të gjitha kërkesat e shërbimit ndaj klientit si në aspektin kohorë dhe kualitativë
- Përgatit raporte mujore në lidhje me konsumin e karburantit dhe raporton rastet kur ka tejkalim të normave të lejuara.
- Identifikoni në mënyrë aktive mundësi për të ulur koston e transportit.
- Përgjegjës për raportimin e gjendjes së automjeteve të kompanisë si dhe planifikimin rreth përmbushjes së kërkesave të aktiviteteve të rregullta logjistike.
- Kryen të gjitha procedurat e nevojshme për regjistrimin e automjeteve
- Ndihmon/Asiston në menaxhimin e kthimeve dhe shërbimeve pas shitjes, dke organizuar proceset e kthimit dhe shërbimeve pas shitjes në bashkëpunim me departamentin e shitjeve dhe shitjeve online.
- Dhe detyra tjera të përcaktuar nga punëdhënësi.
Kualifikimet:
- Preferohet të ketë të përfunduar së paku shkollimin e lartë,
- Preferohet së paku 2 (dy) vite përvojë pune relevante,
- Të jetë metodik, fleksibil dhe i shpejt në zgjidhjen e problemeve,
- Njohuri shumë të mira në kompjuter (paketën MS Office),
- Kërkohet leje e vozitjes (kategoria B),
- Kërkohet njohja e Gjuhës Angleze.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese;
- Sigurim shëndetsor;
- Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun kosovar;
- Mundësi reale të zhvillimit profesional.
Informata shtesë:
- Të gjithë të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: puna@aztech ks.com duke e shënuar në subjekt se për cilen pozitë aplikoni.
- Afati për aplikim deri me datë: 15.01.2024
- Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.