Job Description
Për nevoja të Departamentit të Mirëmbajtjes, kompania evroTarget L.L.C shpall konkurs për pozitën Elektricist.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mirëmban instalimet elektrike të zyrave të punës dhe të gjitha hapësirave në objektet e kompanisë
- Kontrollon instalimet dhe pajisjet elektrike dhe kryen riparimet sipas normave teknike
- Kontrollon pajisjet teknike dhe makineritë deri në nivelin e edukimit profesional dhe përvojës së punës si elektricist
- Ndërron njësitë e dëmtuara elektrike, riparon apo bën instalime të reja sipas aprovimit nga eprori i punës
- Kujdeset për veglat e punës dhe hapësirën punuese duke respektuar masat për shëndet dhe siguri në punë
- Kryen edhe detyra të tjera që ndërlidhën me përshkrimin e pozitës së punës dhe detyra të ndryshme në kuadër të Departamentit të Mirëmbajtjes
- Për punën e tij raporton tek eprori përgjegjës
Përgatitja shkollore dhe përvoja e punës:
-Diplomë e shkollës se mesme, drejtimi përkatës për elektricist
-Dëshmi mbi përvojën e punës: së paku 6 muaj punë profesionale
Ne ofrojmë:
-Pagën më konkurruese në treg
-Sigurim shëndetësor të mbuluar nga kompania
-Kontratë afatgjatë
-Ekip bashkëpunues
Afati për aplikim deri më datë: 31.08.2023