Elektricist

July 11, 2023

Job Description

Për nevoja të Departamentit të Mirëmbajtjes, kompania evroTarget L.L.C  shpall konkurs për pozitën Elektricist.
Detyrat dhe përgjegjësitë:

  •  Mirëmban instalimet elektrike të zyrave të punës dhe të gjitha hapësirave në objektet e kompanisë
  • Kontrollon instalimet dhe pajisjet elektrike dhe kryen riparimet sipas normave teknike
  • Kontrollon pajisjet teknike dhe makineritë deri në nivelin e edukimit profesional dhe përvojës së punës si elektricist
  • Ndërron njësitë e dëmtuara elektrike, riparon apo bën instalime të reja sipas aprovimit nga eprori i punës
  •  Kujdeset për veglat e punës dhe hapësirën punuese duke respektuar masat për shëndet dhe siguri në punë
  • Kryen edhe detyra të tjera që ndërlidhën me përshkrimin e pozitës së punës dhe detyra të ndryshme në kuadër të Departamentit të Mirëmbajtjes
  • Për punën e tij raporton tek eprori përgjegjës

 

Përgatitja shkollore dhe përvoja e punës:

-Diplomë e shkollës se mesme, drejtimi përkatës për elektricist

-Dëshmi mbi përvojën e punës: së paku 6 muaj punë profesionale

 

Ne ofrojmë:

-Pagën më konkurruese në treg

-Sigurim shëndetësor të mbuluar nga kompania

-Kontratë afatgjatë

-Ekip bashkëpunues
Afati për aplikim deri më datë: 31.08.2023

Location