Job Description
Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun Kosovar dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë dhe dëshirojmë që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë persona dinamik, ambicioz dhe inovator. Shpallim konkurs për:
MENAXHER I SHITJES
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi i procesit të përgjithshëm të punës në shitje për Produkte te caktuara
- Hulumton tregun e punës dhe planifikon shitjen
- Arritja e planeve të shitjes dhe objektivave të caktuara nga kompania
- Bashkëpunimi me ekipen e shitjes në terren
- Planifikimi i objektivave të shitjes mujore/vjetore dhe mekanizmat drejt arritjes se tyre
- Zbatimi i strategjisë së shitjes dhe aktiviteteve tjera përcjellëse
- Kordinimi i të gjitha aktiviteteve të shitjes me Logjistikën, Depon Qëndrore, dhe Marketingun.
- Përpilimi i analizave të rregullta të tregut, shitjeve, dhe analiza të tjera përcjellëse
- Organizon, drejton dhe mbikëqyr mbarëvajtjen e punës për produkte te caktuara
Kushtet e përgjithshme:
- Përvojë pune në pozitë të ngjashme;
- Preferohet shkollimi i lartë professional në Admistrim Biznesi ose fusha te ngjashme;
- Aftësi te mira organizative dhe menaxhuese;
- Të ketë njohuri të avansuar kompjuterike të aplikueshme në kompani (MS Word, Excel, Internet, etj.);
- Njohuria e gjuhës Angleze e domosdoshme, dhe gjuhëve tjera është përparësi;
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi;
- Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup;
Procedura e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën:
hr@migros-group.com.
Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme. Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.
Migros Group , Zona industriale 4, 12000
Prishtinë, Kosovë