Menaxher/e i/e Shitjes

December 17, 2023

Job Description

Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun Kosovar dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë dhe dëshirojmë që të na bashkangjiten në rrugëtimin tonë persona dinamik, ambicioz dhe inovator. Shpallim konkurs për:

MENAXHER I SHITJES

Përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhimi i procesit të përgjithshëm të punës në shitje për Produkte te caktuara
  • Hulumton tregun e punës dhe planifikon shitjen
  • Arritja e planeve të shitjes dhe objektivave të caktuara nga kompania
  • Bashkëpunimi me ekipen e shitjes në terren
  • Planifikimi i objektivave të shitjes mujore/vjetore dhe mekanizmat drejt arritjes se tyre
  • Zbatimi i strategjisë së shitjes dhe aktiviteteve tjera përcjellëse
  • Kordinimi i të gjitha aktiviteteve të shitjes me Logjistikën, Depon Qëndrore, dhe Marketingun.
  • Përpilimi i analizave të rregullta të tregut, shitjeve, dhe analiza të tjera përcjellëse
  • Organizon, drejton dhe mbikëqyr mbarëvajtjen e punës për produkte te caktuara

Kushtet e përgjithshme:

  • Përvojë pune në pozitë të ngjashme;
  • Preferohet shkollimi i lartë professional në Admistrim Biznesi ose fusha te ngjashme;
  • Aftësi te mira organizative dhe menaxhuese;
  • Të ketë njohuri të avansuar kompjuterike të aplikueshme në kompani (MS Word, Excel, Internet, etj.);
  • Njohuria e gjuhës Angleze e domosdoshme, dhe gjuhëve tjera është përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi;
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup;

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën:

hr@migros-group.com.

Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme. Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.

Migros Group , Zona industriale 4, 12000

Prishtinë, Kosovë

Location