Job Description
Lideri global në hoteleri dhe mikëpritje Accor po i hap dyert në Prishtinë me brendin Mercure Hotel.
Mercure Prishtina City, me kombinimin e dizajnit bashkëkohor dhe lokal, objekteve më moderne dhe vendndodhjes strategjike, është gati të bëhet një destinacion i kërkuar për udhëtarët që vizitojnë Kosovën dhe jo vetëm.
Nëse jeni entuziast dhe mikëpritës atëherë është mundësia juaj që të realizoni ëndërrën tuaj kështu duke i’u bashkuar një ekipi profesionist e një ambienti të ngrohtë e dinamik.
Pozita vijuese për të cilën mund të aplikoni është
Mirëmbajtëse për ndërrimin e natës
Për të parë detyrat, përgjegjësitë dhe kualifikimin e kërkuar për këtë pozitë ju lutem shihni më poshtë.
- Pastron dhe dezinfekton dhomat e hoteleve dhe të mysafirëve
- Pastrim me korrent dhe fshin dyshemetë, qilimat dhe tepihët
- Rregullon shtretërit dhe ndërron qarshafët
- Pastron dhe dezinfekton banjot, dushet, tualetet, lavamanët dhe tavanet
- Rimbush tualetin dhe ndërron peshqirët
- Zbrazë koshin e plehrave
Kualifikimet dhe aftësitë
- Kupton të gjitha udhëzimet gojarisht dhe me shkrim
- I jep prioritet punës
- Mëson dhe praktikon teknikat dhe procedurat e pastrimit
- Ndërveprime miqësore me të ftuarit
- E aftë për ekipore
Orari punës: 00:00 – 08:00
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke plotësuar formularin përmes butonit më poshtë: