Project Leader/Deutsch

Job Description

Detyrat: 

  • • Menaxhimi profesional dhe personal i këshilltarëve të klientëve, menaxhimi i drejtuesve të rinj me një madhësi ekipore prej përafërsisht 50 bashkëpunëtorësh,
  • Përgjegjësia për mirëmbajtjen e llogarive të Klientëve/Kompanive/Projekteve,
  • Zbatimi i projektit, hartimi i raporteve dhe menaxhimi i buxhetit,
  • Kontrolli i projektit, kontrollimi i KPI në nivelin e projektit dhe të punonjësve, fillimin e veprimeve dhe raportimin te menaxhmenti i lartë,
  • Përdorimi i teknikave të përshtatshme dhe verifikimi për të menaxhuar ndryshimet në fushëveprimin, orarin dhe koston e projektit,
  • Drejtimi i fushatave individuale, përgjegjësia e shpërblimeve të punonjësve,
  • Përgjegjësia për arritjen e performances,
  • Detyra organizative, krijimi dhe analizimi i statistikave të projektit,
  • Rishikimi dhe rregullimi i flukseve të punës,
  • Përgatitja dhe mbajtja e takimeve dhe diskutimeve të stafit (për vendosjen e objektivave, intervistat e vlerësimit),
  • Krijimi dhe mirëmbajtja e dokumentacionit të plotë të projektit.

Profili juaj: 

  • Kualifikim i lartë profesional,
  • Njohës i shkëlqyer i gjuhës gjermane në të folur dhe të shkruar
  • Përvojë pune së paku 2 vite në udhëheqje të projekteve ose përvojë në pozitë të ngjajshme,
  • Përvojë në kontrollin e proceseve operacionale ose në menaxhimin e projekteve,
  • Shkathtësi të mira komunikuese dhe organizative,
  • Përdorimi i shkëlqyer i aplikacioneve të MS Office dhe aplikacioneve tjera.

Ne ofrojmë 

  • Stabilitet kontraktual në respektim të plotë të ligjit të punës,
  • Pagë të lartë dhe të rregullt,
  • Trajnime brenda dhe jashtë vendit,
  • Sigurim shëndetësor,
  • Ambient modern dhe të sigurt të punës,

Për të aplikuar në këtë pozitë ju lutem ngarkoni një CV tuajën dhe plotësoni të dhënat përkatëse në këtë konkurs.
Ju mirëpresim!

Location