Job Description
Baboon po punëson Specialist/e Finance
Pozicioni: Specialist/e Finance
Sektori: Financë
Vendndodhja: Prishtinë/ Kosovë
BABOON DELIVERY është një kompani shumë e sukseshme në fushën e zhvillimeve teknologjike, ku prej 8 vitesh është lider në ofrimin e shërbimit të porositjes së ushqimit online, por jo vetëm.
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj, në pozicionin: Specialistes se Financës.
Specialistja e Departamentit të Finances është përgjegjëse për përgatitjen, zhvillimin dhe funksionimin e planit të rritjes dhe stabilitetit financiar të kompanisë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Të ndërtojë raportet e nevojshme për menaxhimin dhe sektorët e tjerë në lidhje me ecurinë financiare të aktivitetit.
- Të ndërtojë strukturën e librave të llogarive
- Të bëj mbylljen e faturave te cilat gjenerohen nga bizneset partnere
- Të ndërtojë raporte periodike për performancën kundrejt target/ buxhetit, impaktin që kanë zëra të ndryshëm në performancën, në përfitueshmërinë dhe cash flow-n e kompanisë.
Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
- Adaptimi i shpejte i informacionit
- Pergjegjshmeri dhe integritet.
- Njohuri te pergjithshme/avancuara te Photoshop/Adobe XD/Canva
- Eksperience e meparshme ne Facebook Ads,Google Ads,MailChimp
- Njohuri ne Exel
- Mosha minimale 25 vjec.
Kualifikimi i kërkuar:
- Diplomë Bachelor (në fusha si: Finance ose Administrim Biznesi)
- Të ketë mbi 2 vjet eksperiencë pune si specialiste finance ose kontabiliste në ndërmarrje private.
- Të ketë aftësi të projektoj shifra dhe raporte
- Të ketë njohje shumë të mirë të paktën të një programi kontabiliteti të përdorur në Kosovë
- Të ketë aftësi të mira në përdorimin e excel dhe powerpoint.
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, me shkrim dhe jo vetëm, për të përfaqësuar dhe marr pjesë në takime, evente, me palë të interesuara, si aksionerët, partnerë biznesi, zyrat e administratës etj.
- Të ketë aftësi shumë të mira analitike dhe organizative.
Benefite
- Te punuarit ne nje kompani qe krijon trend, risi, dhe inovacion
- Fleksibilitet dhe Kushtet sipas Kodit te Punes.
- Leje vjetore dhe festa zyrtare sipas Kodit te Punes.
- Një vakt ushqimi të përfshirë nga kompania
- Mundesi rritje ne karriere.
Për të aplikuar ju ftojmë të dërgoni CV tuaj të përditësuar përmes butonit “Apliko Këtu” apo në hr@baboon.al
Vetëm kandidatet e përzgjedhur do të kontaktohen. Ju informojmë se të dhënat tuaja do trajtohen në kofidencialitet të plotë në përputhje me ligjin Nr. 9887, “PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE”.