Job Description
Neptun Kosova hap konkurs për pozitën Specialist/e Ligjor/e
Punonjësi/ja do të ketë përgjegjësi dhe detyra përkatëse në përputhje me nevojat e kompanisë dhe rregulloret aktuale ligjore.
Pozicioni: Specialist/e Ligjor/e
Kompania: Neptun Kosova sh.p.k
Lokacioni: Administratë
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Përgatitja, shqyrtimi dhe interpretimi i kontratave, marrëveshjeve dhe dokumenteve ligjore të tjera për të siguruar përputhshmërinë ligjore dhe interesat e kompanisë.
- Ofrimi i këshillave ligjore të specializuara në çështje të ndryshme ligjore që kanë të bëjnë me veprimtarinë e kompanisë.
- Përgatitja dhe dorëzimi i dokumentacionit zyrtar në përputhje me rregullat dhe procedurat ligjore.
- Menaxhimi i çështjeve ligjore dhe përgatitja e raporteve për menaxhimin e lëndëve të ndryshme.
- Bashkëpunimi me departamentet tjera të kompanisë për të siguruar përputhshmëri dhe mbështetje ligjore.
- Monitorimi i ndryshimeve ligjore dhe identifikimi i ndikimeve potenciale mbi veprimtarinë e kompanisë.
- Sipas kërkesës dhe sipas udhëzimeve të nivelit më të lartë jep opinione ligjore si dhe bën hartimin e projektmarrëveshjeve, projektvendimeve dhe projekt akteve të tjera.
- Kryen edhe detyra tjera në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga udhëheqësi i drejtpërdrejtë.
Kualifikimet e Kërkuara:
- Master në Juridik, përvojë pune relevante në fushën e ligjit.
- Njohuri të thella të ligjeve dhe rregulloreve aktuale ligjore.
- Aftësi të larta analitike dhe zgjidhjeve të problemeve.
- Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës dhe organizimit.
- Aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze.
- Aftësi për të zhvilluar dhe përcjellur mbi baza profesionale të pavarura zbatimin e politikave të brendshme të kompanisë.
- Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese dhe formulim të rekomandimeve dhe këshillave profesionale.
- Aftësi komunikimi dhe ndikimi personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar institucionin.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre përmes e-mail në adresën tonë elektronike: hr@neptun-ks.com deri me date 23.04.2024.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE