Job Description
Në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në mes të ISLAMIC RELIEF KOSOVA dhe Komunës së HANIT TË ELEZIT për implementimin e projektit “Projekti i Integruar afatgjatë – Një rrugë drejt zhvillimit në Komunën e Hanit të Elezit” gjatë viteve 2023-2025” me pin kod 020_004574 dhe numër të protokollit 02/7988, ISLAMIC RELIEF për plotësimin e vendit të lirë të punës në pozitën: Teknik/e Laborant/e (1 pozitë); ri-shpall këtë:
K O N K U R S
TITULLI I PUNËS: TEKNIK/E LABORANT/E
Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)
Numri i Referencës: IR/RKS/22-2023
Përshkrimi i punës:
ISLAMIC RELIEF KOSOVA është organizatë humanitare ndërkombëtare që e realizon këtë projekt duke e bashkë financuar, monitoruar dhe bashkë-menaxhuar veprimtarinë e kuadrit shtesë profesional në kuadër të QKMF-së së Hanit të Elezit të angazhuar në këtë projekt e që parasheh përmirësimin e shërbimit shëndetësor shtëpiak, ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore ndaj qytetarëve dhe kujdesin shtesë shëndetësor ndaj familjeve në nevojë në Komunën e Hanit të Elezit – zonat rurale të komunës.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Kryejë punët rreth marrjes së mostrave hematologjike prej pacientëve
- Përpunon analizat laboratorike në lëmin e hematologjisë dhe biokimisë
- Kryen punët rrethë regjistrimit, klasifikimit,dhe shpërndarjen së rezultateve laboratorike.
- Kryen edhe punët tjera të laborantit sipas urdhërit të shefit të Sektorit të Diagnostikës dhe Kryelaborantit.
- I përmbahet etikës mjekësore
- Është përgjegjës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve në vendin e punës.
Edukimi dhe kualifikimi:
- Përgatitja e mesme (drejtimi: Teknik Laborant)
- Përgaditje universitare (drejtimi: Bachelor, Teknik Laborant) – E preferueshme
Aftësitë teknike:
- Aftësi të shkëlqyera ndërvepruese dhe komunikuese
- Aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve të mira pune
- Njohuri në kompjuter
Projekti “Projekti i Integruar afatgjatë – Një rrugë drejt zhvillimit në Komunën e Hanit të Elezit” gjatë viteve 2023-2025”
Bashkëfinancuesit: Islamic Relief Kosova dhe Hani i Elezit
Vendi i punës: Komuna e Hanit të Elezit, Zonat rurale
Numri i Referencës dhe pozita:
IR/RKS/21-2023, (Teknik/e Laborant/e).
Kohëzgjatja e kontratës: Për të gjitha pozitat e lartshënuara është deri më 31 Dhjetor 2025 (aq sa zgjatë edhe bashkëfinancimi i projektit).
Afati i aplikimit:
Nga data 18.12.2023 deri më 24.12.2023 ora 16:00. Aplikacionet pas datës 24.12.2023 ora 16:00 nuk do te merren në konsideratë.
Mënyra e Aplikimit: Aplikimi bëhet online përmes këtij linku: https://bit.ly/aplikonikëtu, duke i bashkangjitur edhe dokumentet e kërkuara në formularin e aplikimit online.
Që aplikimi juaj të jetë i suksesshëm, kandidatët duhet të ngarkojnë në PDF dokumentet si më poshtë:
- Diploma e shkollës së mesme – Drejtimi: Teknik Laborant (të noterizohet)
- Diplomë Universiteti – Drejtimi: Teknik Laborant (E preferueshme)
- Të ketë licencë valide (të noterizohet)
- Letërnjoftimi valid (në të dy anët)
- Certifikatën e re e cila dëshmon se nuk jeni nën hetime (nga gjykata ose policia).
- CV-në tuaj (në gjuhën angleze).
Specifikat:
Të jetë qytetar i Komunës së Hanit të Elezit (E preferueshme).
SQARIM:
Përgjegjës për procedurat e rekrutimit është Islamic Relief Kosova.
Për pozitat e cekura më sipër do të ftohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit dhe të cilët kanë bashkangjitur dokumentet e kërkuara në aplikacion. Kandidatët do të ftohen për të ju nënshtruar procedurave të testimit/vlerësimit.
Për datën dhe vendin e mbajtjes së intervistës kandidatët do të njoftohen me kohë përmes e-mailit.
Në rast të mosvaliditetit apo mosfunksionimit të e-mail adresave dhe e-maileve të shënuara gabimisht nga ana e kandidatëve në formularin tonë elektronik dhe mos bashkangjitjes së dokumenteve të kërkuara në formularin online të aplikimit, Islamic Relief nuk do të mbaj përgjegjësinë për mos arritjen e e-maileve te kandidatët në fazën e ftesës për proceset rekrutuese dhe për mospërzgjedhjen e kandidatëve me dokumente të mangëta.