Job Description
Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendeve të lira të punës në Departamentin për Humbje të Energjisë Elektrike,KEDS SH.A. më datë 27.07.2023 shpall vende të lira pune për pozitën:
POZICIONI I PUNËS: Teknik i elektroteknikës
LOKACIONI DHE NUMRI I POZITAVE: Në të gjitha qytetet (7)
PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
- Instalon, teston dhe riparon kabllot energjike të tensionit të mesëm (TM) dhe tensionit të ulët (TU);
- Kontrollon mungesën e energjisë nga detektorë të dizajnuar për nivel të tensionit, tokëzimit dhe sigurimit të vendit të punës dhe përdorimin e etiketave të nevojshme;
- Monitoron dhe raporton statusin e keqpërdorimeve të energjisë elektrike (abuzimet, kyçje ilegale, etj);
- Trajton dhe kontrollon konsumatorët e caktuar të evidentuar nga analiza të ndryshme;
- Instalon njehsorët (PLC) dhe realizon MMO, bën kyçje të reja dhe ndërron njehsorët sipas nevojës;
- Teston njehsorët, transformatorët matës, qarqet e lidhjeve dhe rastet e pasivizimit të shifrës;
- Trajton vazhdimisht konsumatorët e kyçur ilegalisht në rrjetin elektrik të kompanisë;
- Mban evidencë të rregullt për konsumatorët e kontrolluar dhe raporton të dhënat;
- Punon sipas rregulloreve të brendshme të kompanisë dhe rregulloreve tjera me të cilat kompania vepron;
- Kujdeset në përdorimin të pajisjes së dorës (HHU), teknologjinë dhe pajisjet tjera siç është trajnuar;
- Eviton rreziqet në punë duke zbatuar praktikat të brendshme të sigurisë në punë;
- Angazhohet në arritjen e objektivave të Departamentit;
- Raporton vazhdimisht dhe në kohë eprorit për proceset e punës.
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT:
- Shkollë e mesme teknike, drejtimet: Elektroteknik i energjetikës, Instalues elektrik, Makina elektrike ose Çertifikatë valide në Instalime elektrike apo Elektroenergjetikë (E lëshuar nga Qendrat Rajonale të Aftësimit Profesional);
- Minimum 1 vit eksperiencë pune në fusha të ngjashme;
- Njohuri për karakteristikat e pajisjeve për leximin e njehsorëve, ndërrimet e njehsorëve, etj;
- Aftësi të mira analitike, të shërbimit të konsumatorit, punës në ekip dhe nën presion;
- Certifikata që dëshmojnë trajnime nga lëmi të ngjashme janë përparësi;
- Njohuri të mira të paketës së MS Office.
- Të ketë patent shoferë të kategorisë B.
APLIKIMI
Plotësoni aplikacionin tuaj online në linkun: https://careers.keds-energy.com/home/ duke bashkangjitur dokumentet e mëposhtme:
- CV-në;
- Diplomën e kualifikimit;
- Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
- Certifikatën/Vërtetimin që nuk jeni nën hetime nga Gjykata.
Aplikimi është i hapur deri më datë: 08 Gusht 2023.
SHËNIME ME RËNDËSI:
- KEDS ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë qytetarët pa dallim.
- Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
- Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.