Teknik i elektroteknikës

July 31, 2023

Job Description

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendeve të lira të punës në Departamentin për Humbje të Energjisë Elektrike,KEDS SH.A. më datë 27.07.2023 shpall vende të lira pune për pozitën:

POZICIONI I PUNËS: Teknik i elektroteknikës

LOKACIONI DHE NUMRI I POZITAVE: Në të gjitha qytetet (7)

 

PËRGJEGJËSITË KRYESORE: 

  • Instalon, teston dhe riparon kabllot energjike të tensionit të mesëm (TM) dhe tensionit të ulët (TU);
  • Kontrollon mungesën e energjisë nga detektorë të dizajnuar për nivel të tensionit, tokëzimit dhe sigurimit të vendit të punës dhe përdorimin e etiketave të nevojshme;
  • Monitoron dhe raporton statusin e keqpërdorimeve të energjisë elektrike (abuzimet, kyçje ilegale, etj);
  • Trajton dhe kontrollon konsumatorët e caktuar të evidentuar nga analiza të ndryshme;
  • Instalon njehsorët (PLC) dhe realizon MMO, bën kyçje të reja dhe ndërron njehsorët sipas nevojës;
  • Teston njehsorët, transformatorët matës, qarqet e lidhjeve dhe rastet e pasivizimit të shifrës;
  • Trajton vazhdimisht konsumatorët e kyçur ilegalisht në rrjetin elektrik të kompanisë;
  • Mban evidencë të rregullt për konsumatorët e kontrolluar dhe raporton të dhënat;
  • Punon sipas rregulloreve të brendshme të kompanisë dhe rregulloreve tjera me të cilat kompania vepron;
  • Kujdeset në përdorimin të pajisjes së dorës (HHU), teknologjinë dhe pajisjet tjera siç është trajnuar;
  • Eviton rreziqet në punë duke zbatuar praktikat të brendshme të sigurisë në punë;
  • Angazhohet në arritjen e objektivave të Departamentit;
  • Raporton vazhdimisht dhe në kohë eprorit për proceset e punës.

 

KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT: 

  • Shkollë e mesme teknike, drejtimet: Elektroteknik i energjetikës, Instalues elektrik, Makina elektrike ose Çertifikatë valide në Instalime elektrike apo Elektroenergjetikë (E lëshuar nga Qendrat Rajonale të Aftësimit Profesional);
  • Minimum 1 vit eksperiencë pune në fusha të ngjashme;
  • Njohuri për karakteristikat e pajisjeve për leximin e njehsorëve, ndërrimet e njehsorëve, etj;
  • Aftësi të mira analitike, të shërbimit të konsumatorit, punës në ekip dhe nën presion;
  • Certifikata që dëshmojnë trajnime nga lëmi të ngjashme janë përparësi;
  • Njohuri të mira të paketës së MS Office.
  • Të ketë patent shoferë të kategorisë B.

 

APLIKIMI

Plotësoni aplikacionin tuaj online në linkun: https://careers.keds-energy.com/home/ duke bashkangjitur dokumentet e mëposhtme:

  • CV-në;
  • Diplomën e kualifikimit;
  • Dëshmi nga përvoja e punës/Trusti;
  • Certifikatën/Vërtetimin që nuk jeni nën hetime nga Gjykata.

 

Aplikimi është i hapur deri më datë: 08 Gusht 2023.

 

SHËNIME ME RËNDËSI: 

  • KEDS ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë qytetarët pa dallim.
  • Aplikimet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikimet e mangëta refuzohen.
  • Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe që përzgjedhen në listën e ngushtë do të kontaktohen.

Location