Job Description
Shkolla “International Maarif Schools Of Kosova”, Dega në Prizren, shpall konkurs për pozitën:
– Mësues/e (1 pozitë, zëvendësimi i pushimit të lehonisë)
Kushtet për aplikim:
1.1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
1.2. Të kenë të kryer arsimin universitar në nivelet e kualifikimit që i plotësojnë kushtet sipas normativit profesional për arsim të përgjithshëm në fuqi:
• Bachelor 240 ECTS;
• Sistemi katërvjeçar;
• Niveli master arsimor – Fakulteti i Edukimit (300 ECTS), preferohet.
2. Të posedojnë këto dokumente:
2.1. Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës (secili konkurrues dorëzon kopjen e vërtetuar-noterizuar të diplomës Bachelor/Master).
– Nostrifikimi, nëse kandidati/ja e ka të kryer shkollimin jashtë Kosovës.
– Duhet të jetë profili arsimor në bazë të normativit profesional të arsimin të përgjithshëm;
2.2. Certifikatën shëndetësore të lëshuar nga një institucion i licencuar shëndetësor, me të cilën dëshmohet gjendja e tij/saj shëndetësore (pasi të pranohet në punë);
2.3. Dëshminë nga policia se nuk është nën hetime dhe nuk ka qenë i/e dënuar për krim, dhunë ose vepra të padenja që përfshijnë fëmijët;
2.4. Dëshmi për përvojën e punës në procesin edukativo-arsimor;
2.5. Ekstraktin e lindjes;
2.6. Kopjen e dokumentit të identitetit (ID);
2.7. CV.
Afati i aplikimit: 22.11.2024 deri më 30.11.2024
Mënyra e aplikimit: Elektronike, duke dërguar dokumentet e skanuara në:
kosova@turkiyemaarif.org
Vërejtje
Aplikacionet e dorëzuara pas datës së fundit nuk pranohen.
Dokumentet e pakompletuara nuk shqyrtohen.
Vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet do të ftohen për intervistë.
Për më shumë informacione:
Mob: +383 (0) 45 103 666
Email: kosova@turkiyemaarif.org