Job Description
NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall;
KONKURS
për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës
Arkëtar në Ekspoziturën në Malishevë (një vend pune)
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
- Preferohet diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
- Preferohet se paku 1 vjet përvojë pune në institucione financiare;
- Aftësi në shitje dhe përvojë në administrimin e parave;
- Shkathtësi kompjuterike posaçërisht në Excel;
- Aftësi të mira komunikuese,
- Preferohet njohja e gjuhës angleze.
PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS
- Përgjegjës për gjendjen e parave të gatshme “cash-it” në arkë;
- Është përgjegjës për realizimin e planeve të caktuara te shitjes dhe objektivave;
- Afarizmi në arkë për persona fizikë e juridik dhe shitja;
- Vendosja e kontakteve me klientët, orientimi dhe informimi i tyre;
- Kryerja e deponimeve dhe tërheqjeve me para te gatshme;
- Në raste dhe sipas kërkesës së udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe transaksione “non cash”;
- Promovimi dhe shitja e drejtpërdrejt e produkteve bankare dhe e shërbimeve financiare të Bankës;
- Këshillimi i klientëve me rastin e zgjedhjes dhe marrjes së vendimeve nga ana e tyre mbi produktet dhe shërbimet bankare, si dhe për mënyrat e shfrytëzimit të tyre,
- I raporton arkëtarit kryesor dhe udhëheqësit të ekspoziturës;
- Barazimi i arkave dhe përgatitja e raporteve në fund të ditës;
- Sipas kërkesës së udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës.
Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës https://nlb-kos.com/aplikacioni-pune, deri më 28 gusht 2024. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet kopja e diplomës së kualifikimit si dhe CV-ja.