Drejtor i Marketingut

August 25, 2024

Job Description

Konkurs për Drejtor të Marketingut

Orar i plotë.

Në zyrë.

E hënë – E premte

09:00 – 17:00.

Eurogoma Shpk është në kërkim të një personi që drejton Zyrën e Marketingut të kompanisë.

Përgjegjësitë e kësaj pozite:

  • Planifikon në mënyrë strategjike Marketingun dhe Marrëdhëniet me Publikun (PR) të kompanisë, duke u siguruar për prani të vazhdueshme të brandit tonë në të gjitha hapësirat ku mund të zhvillohet marketing.
  • Organizon punën e Zyrës së Marketingut, e cila i ka disa anëtarë, siç janë dizajneri grafik, menagjeri rrjeteve social, etj.
  • Komunikon në mënyrë të vazhdueshme dhe koordinohet me zyrat e marketingu të brendeve të njohura botërore, përfaqësitë e të cilave i ka Eurogoma.
  • Sigurohet që brandi i kompanisë përfaqësohet në mënyrë të duhur në serviset tona në teren. Angazhohet për marketingun e duhur dhe efikas në të gjitha pikat e Eurogomës në teren.
  • Menaxhon dhe planifikon buxhetet e ndryshme të marketingut që i cakton kompania për kampanja të ndryshme.
  • Mban dhe zhvillon kontakte me faktorët relevant të marketingut në vend, siç janë mediet, portalet, organizatat dhe kompanitë e tjera relevante.
  • Organizon evente të ndryshme promovuese.

Cilësitë që kërkohen nga kandidatët:

  • Përvojë së paku 3 vjeçare në fushën e marketingut,
  • Së paku një referencë relevante nga ndonjëri prej punëdhënësve të mëhershëm,
  • Njohje e avancuar e gjuhës angleze.

Çka ofron Eurogoma:

  • Pagë konkuruese,
  • Ambient shumë miqësor të punës,
  • Ekipë profesionale, me mundësi zgjerimi,
  • Kushte të mira të punës.

Si të Aplikoni:
Dërgoni CV-në tuaj së bashku me portofolion përmes butonit “Apliko Këtu” ose në email-in: administrata@eurogoma.net

Location