Job Description

Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore. Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun kosovar  dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë komerciale dhe dëshirojmë që të na  bashkangjiten në rrugëtimin tonë persona dinamik, ambicioz dhe inovator. 

Shpallim konkurs për: 

MENAXHER I IT-SË 

Përgjegjësitë kryesore: 

  • Koordinon punët dhe shërbimet përkatëse në Departamentin e IT-së; 
  •  Propozon dhe përcjellë inovimet e reja në lëmin e teknologjisë informative; 
  • Sugjeron dhe kujdeset për ripërtrirjen e pajisjeve kompjuterike; 
  • Menaxhon projektet e Departamentit të IT-së; 
  • Jep instruksione në lidhje me përdorimin dhe shfrytëzimin e pajisjeve teknologjike;
  • Përcjell punët e sistemit kompjuterik dhe kujdeset për punën e sistemit, arkivimin dhe azhurimin e  të dhënave; 
  • Jep propozime të reja për zhvillimin e Departamentit të IT-së; 
  • Planifikon, organizon, kontrollon dhe vlerëson operacioner e IT-së dhe të dhënave elektronike;
  •  Siguron sigurinë e të dhënav dhe aksesin në rrjet në bazë të politikave të brendëshme të kompanisë. 

Kushtet e përgjithshme: 

  • Shkollim i lartë professional; 
  • Eksperiencë disa vjeçare në fushat e administrimit të sistemit, planifikimit dhe funksionimit të  infrastrukturës IT në fushën e produkteve MS: si MS Windows Server, Hyper-V;
  • Njohuri të gjera për infrastrukturën e TI-së në lidhje me Rrjetet, Router, Switch dhe produktet e sigurisë;
  • Njohuri të mira në zhvillimin dhe mirëmbajtjën e aplikacioneve softuerike; 
  • Njohuria e gjuhës Angleze e domosdoshme, dhe gjuhëve tjera është përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi; 
  • Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup; 

Procedura e Aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën:  hr@migros-group.com.

Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur  pozita janë të pavlefshme. Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit. 

Location