Job Description
Bazuar në kërkesat e UNI – Universum International College, Nenit 24 paragrafi 2 të Statutit të UNI – Universum International College, si dhe Rregulloren për Përzgjedhjen e Stafit Akademik, Këshilli Drejtues i UNI – Universum International College, shpall:
KONKURS
Për këto pozita:
- Ligjërues i Gjuhës Gjermane (Part-time)
- Ligjërues në Dizajn Mode dhe Dizajn Grafik (Part-time)
Kriteret për pozitën e parë (1):
- Të kenë të përfunduara së paku studimet Master nga fusha përkatëse (dëshmi Diplomat dhe nostrifikimi në rast të diplomës së huaj)
- Të kenë përvojë pune si ligjërues/mësimdhënës në fushën përkatëse
- Përvoja e mëhershme në arsimin e lartë konsiderohet përparësi
- Të kenë njohuri të mira të Gjuhës Gjermane
Kriteret për pozitën e dytë (2):
- Të kenë të përfunduara së paku studimet Master nga fusha përkatëse (dëshmi Diplomat dhe nostrifikimi në rast të Diplomës së huaj)
- Të kenë përvojë pune si ligjërues/mësimdhënësne fushën përkatëse
- Përvoja e mëhershme në Arsimin e Lartë konsiderohet përparësi
Dokumentet e nevojshme për aplikim, për dy pozitat:
- CV
- Magjistraturës/Masterit dhe Baçelorit.
- Vendimi për thirrjen akademike (nëse ekziston)
- Nostrifikimi i Diplomave nëse ato janë fituar jashtë vendit
- Leje qëndrimi dhe leja e punës nëse kandidati nuk është shtetas i Republikës së Kosovës
Dokumentacioni i kompletuar të dergohet ne email resurse.njerëzore@universum-ks.org duke e shkruar emrin e pozitës.Vetëm kandidatët që i plotësojnë kriteret do të ftohen në intervistë. Konkursi eshte i hapur deri me 30 Shtator 2023.